03:23 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Sa shkel Arta Marku në rrethe lëvizen gurët, ç’ndodhi në Shkodër, Elbasan dhe Durrës

11:34 | 09/02/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha, Veç e Shuplakës
0
Sa shkel Arta Marku në rrethe lëvizen gurët, ç’ndodhi në Shkodër, Elbasan dhe Durrës

MARKU HYN NE ZYRE PER HERE TE PARE - Prokurorja e Pergjithshme e Perkohshme, Arta Marku, duke hyre ne godinen e Prokurorise se Pergjithshme, ne diten e saj te pare te punes. Zgjedhja e Markut si Kryeprokurore eshte kundershtuar fort nga opozita. /r/n/r/nMARKU ENTERS IN THE OFFICE FOR THE FIRST TIME - The General Provisional Prosecutor, Arta Marku, enters at the General Prosecution's Office, on her first day of work. Marku's election as general prosecutor is strongly opposed by the opposition.

Rastësi apo jo analiza e kryeprokurores Arta Marku në rrethe ka përkuar me një valë arrestimesh nga Shkodra në Elbasan dhe Durrës.

Pas vizitës së saj në Prokurorinë e Shkodrës që është edhe ish-vendi i saj i punës, u bë e mundur identifikimi dhe arrestimi i dy autorëve të dyshuar për shpërthimin me tritol ndaj Lulzim Kullës në 13 janar. Po ashtu në pranga ra dhe një tjetër i ri, i cili kishte ndihmuar në fshehjen e autorëve.

Më tej fill pas vizitës së Markut në Elbasan, në këtë qytet u arrestuan disa persona si pjesë e një grupi kriminal. Atyre ju sekuestruan mina dhe lëndë të tjera plasëse, ndërsa dyshohen si të përfshirë në disa ngjarje.

Si rezultat i këtij operacioni të finalizuar me sukses pas një hetimi disa mujor me metoda speciale, u arrestuan në flagrancë 5 shtetas dhe 1 u shpall në kërkim. Ata janë: – Geraldo Yzeirllari, 20 vjeç, banues në Pogradec; – Kristi Maxhari, 21 vjeç, banues në Pogradec; – Kristian Petani, 22 vjeç, banues në Pogradec; – Edmond Abazi, 39 vjeç, banues në fshatin Hudenisht, Pogradec; – Gazmor Kokla, 39 vjeç, banues në fshatin Gribë, Gramsh.

Vizita e tretë që përkon me arrestime është ajo në Prokurorinë e Durrësit gjatë ditës së djeshme. Më këtë qytet sot u arrestuan katër zyrtarë të lartë. Mes tyre dhe ish-kreu i komunës së Ishmit si dhe punonjës të hipotekës. Ata akuzohen për falsifikim dokumentesh si dhe shpërdorim detyre.

Katër të arrestuarit janë: Sulejman Ibrahimi, ish-kryetar i Komunës Ishëm, Enver Shima, Shpresa Merdita, punonjëse e urbanistikës dhe Ornela Shëmlikaj. 

Sot Marku ka nisur një vizitë në Prokurorinë e Fierit dhe në atë të Vlorës, do të na duhet që të presim deri nesër nëse seritë e arrestimeve do të vijojnë.

Mesa duket prokuroritë e rretheve kanë nevojë për instruksione shtesë nga lart që të lëvizen gurët. 

Fakt është që Arta Marku ka marrë përkrahjen e trupit diplomatik që është akredituar në Shqipëri, edhe pse opozita e ka kontestuar fort zgjedhjen e saj. 

(E.K/FAXWEB)

Lexoni lajmet: 

https://faxweb.al/analiza-e-prokurorise-arta-marku-zbarkon-ne-shkoder/

Shpërthimi me eksploziv në Shkodër, policia arreston autorët (EMRAT)

https://faxweb.al/marku-mesazh-te-forte-nga-elbasani-te-hetohen-grupet-kriminale/

https://faxweb.al/aksioni-ne-elbasan-policia-jane-arrestuar-5-persona-detaje/

https://faxweb.al/priten-arrestime-te-bujshme-kryeprokurorja-marku-takim-ne-prokurorine-e-durresit/

https://faxweb.al/abuzimet-ne-bregdetin-e-durresit-4-ne-pranga-ish-kryekomunari-dhe-motra-e-tij/

Etiketa: arta markumarku
Pas

460 familjeve iu hiqet ndihma ekonomike, policia nuk i lejon qytetarët në Tepelenë të protestojë

Para

Pa dekolte dhe minifunde, Ardi Veliu me rregulla të reja, çfarë iu kërkon punonjësve

Para
Pa dekolte dhe minifunde, Ardi Veliu me rregulla të reja, çfarë iu kërkon punonjësve

Pa dekolte dhe minifunde, Ardi Veliu me rregulla të reja, çfarë iu kërkon punonjësve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Alarm në Zvicër: Numri i cigareve kontrabandë në rritje, shumica vijnë nga Kosova

Erdogan dhe Macron diskutojnë krizën në Gaza, lideri turk kërkon veprim të shpejtë global

Trump pas takimit me Ursula von der Leyen: SHBA nuk do t’i ulë tarifat ndaj BE-së poshtë 15%

‘Zjarri në Kalasë të Delvinës, serioz’, Ministria e Mbrojtjes: Zjarrfikësit dhe helikopteri ‘Black Hwak’ në ‘luftë’ për shuarjen e flakëve

Trump “pajtohet me shtetësinë palestineze”?

Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për bisedime pas katër ditësh luftime

Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë 25 ton ndihmë humanitare në Gaza nga ajri

Ndryshimet e reja të Kodit Rrugor/ Parkoi automjetin mbi trotuar, ndëshkohet me gjobë dhe procedohet 31-vjeçari në Sarandë

“Putinit po i mbaron koha, arkivolet do të grumbullohen në Rusi”, paralajmëron Austria

Papa: Nuk mund të qëndrojmë duarkryq ndërsa Gaza masakrohet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.