Kryeministri Edi Rama vijon të jetë aktiv në faqen e tij zyrtare në Facebook. Së fundmi, Rama iu ka kthyer përgjigje disa komentuesve që e akuzojnë Kryeministrin për lejet e ndërtimit të HEC-eve në Osum.
Një qytetar i shkruan Kryeministrit: Nuk mund të thuash më që fajin e ka Saliu.
Rama i ka kthyer përgjigje qytetarit duke i shpjeguar se ai si Kryeministër po e bën punën e tij, jo vetëm ditën por edhe natën.
Përgjigja e Kryeministrit:
“Ilir, qetesohu i dashur, une them te verteten te pelqen ty s’te pelqen ty! Dhe e verteta eshte sic po ta them une, jo sic do ti(!), sepse po, sinjali i pare edhe nga Platforma e Bashkeqeverisjes dhe pastaj folen edhe te tjere! Dhe po, procedura ishte e nisur me kohe, kjo eshte e. verteta, do ti nuk do ti! Sa per Shqiperine ate nuk ma tregon dot as ti dhe askush tjeter, sepse une punoj dite nate, me mish e me shpirt per Shqiperine dhe ishalla e do ti Shqiperine sa e dua une, se me shume nuk ka shans!”
(F.G/Faxweb)