13:23 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pedagogët pa rroga, reagon zv/dekani i Filologjikut: Testi i nënshtrimit, sot litari po i shtrëngohet trupës akademike

19:15 | 09/02/2018
në Aktualitet, Flash, Sociale, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pedagogët pa rroga, reagon zv/dekani i Filologjikut: Testi i nënshtrimit, sot litari po i shtrëngohet trupës akademike

Një ditë më parë deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, denoncoi përmes një njofimi në rrjetet sociale se pedagogët e universiteteve publike nuk kanë marrë ende rrogën e janarit.

Por një ditë më pas, konfirmimi është bërë nga zv/dekani i Fakultetit të Histori-Filologjisë, Agron Gjekmarkaj i cili thekson se që administrata e Universitetit të Tiranës, prej janarit është pa rroga.

Zëvendës dekani i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Agron Gjekmarkaj, në një reagim zyrtar ka kërkuar shpjegime për këtë situatë të pa precedentë.

Në shkrimin e tij Gjekmarkaj deklaron se kjo gjë ndodh, për arsye të mungesës së një VKM-je.

“Ne nje shtet demokratik kur ke nje kontrate pune rroga eshte nje e drejte e patjetersueshme nje detyrim ligjor i pakapercyeshem.

Na thuhet se mungon nje VKM (vendim i keshillit te ministrave) sikur ajo te jete nje fatkeqsi natyrore, ortek, bore, shi, termet e pastaj cdo gje rregullohet po se kur e si askush nuk na e thotë”, shkruan ndër të tjera Gjekmarkaj.

Reagimi i plotë

Testi i nënshtrimit

Pedagoget e Universitetit te Tiranes nuk e kane marre ende rrogen e muajit Janar megjithese sot eshte data 9 shkurt. Askush nuk di te thote kur do ti marrim ato. Thuhet se mungese ka nje akt nenligjor nje gje e padegjuar qe ministrite duhet te bejne me njëra-tjetren, nje logjike absurde e padenje per tu marre ne konsiderate. Ky ngjan nje test nenshtrimi i Qeverise ndaj nje Universiteti (atij publik) i cili i ka bere rezistence projektit te saj per ta nenshtruar e perdhosur per interesat e saj klienteliste. Dje aktori Robert Ndrenika me te drejte fliste per litarin e bukes ne fyt. Sot litari po i shtrengohet trupes akademike ne te gjithe Shqiperine nga Shkodra ne Gjitokaster nga Vlora ne Korce. Ne nje shtet demokratik kur ke nje kontrate pune rroga eshte nje e drejte e patjetersueshme nje detyrim ligjor i pakapercyeshem. Na thuhet se mungon nje VKM (vendim i keshillit te ministrave) sikur ajo te jete nje fatkeqsi natyrore, ortek, bore, shi, termet e pastaj cdo gje rregullohet po se kur e si askush nuk na e thote.

Ne vend qe te japin shpjegime kancelaret hakerrehen ndersa pedagoget hyne ne vathe duke kaluar ne shtrungen e mjerimit. Sot te gjithe te shqetsuar e te tulatur pyesnin njeri tjetrin kur do ti marrim rrogat? Kemi shkollat kopshtet cerdhet e femijeve per te paguar. Sado akuza i kane bere parvenyte Universitetit Publik sado padrejtesi i jane bere me ligjin e arsimit te larte sado sulme me agjensine e akreditimit ai mbetet vatra kryesire e dihes dhe e mendimit ne kete vend. Personalisht druaj se po tentohet te nenshtrohet perfundimisht nepermjet testit te bukes sipas parimit hiqu buken shtoju drurin. Ndoshta qeveritaret nuk kane problem per rrogen mbase as qe e llogarisin…ndersa pedagoget po..jetojne me te e punojne per te ne kushte tejet te veshtira me sakrifica te panumerta. Ata nuk veshen firmato ndonese mund te deshironin. Ata nuk jane makina ore e bizhu luksi ndonese do tju pelqenin ata nuk bejne pushime as jashte as brenda packa se i enderrojne teksa sot lihen edhe pa rroge pa lek per buken e femijeve. Ata nuk merren me tendera vec me libra e me studente por renduar hallesh kane humbur instiktin e reagimit. Ne rendin skllavopronar edhe skllavi linte punen i njihej si e drejte kur nuk ushqehej. Profesorati i Universitetit Publik duhet te reagoje per nje te drejte themelore. Heshtja ne kete rast eshte pranim i nje poshterimi te pajustifikuar.

Kancelaret tane nuk duhet tu hakerrehen pedagogve duke ju tundur VKM e munguar por te bejne punen e tyre per te mbrojtuar interesat e Universitetit. Sot politika shqiptare e cila nuk e vuan mungesen e rroges zihet me pathos per cdo gje por nuk thote nje fjale per kete turp. Teston Qeveria hesht Opozita. Te dyja me gjase e duan te nenshtruar boten akademike teksa vete sherbehen nga shakllabane e bihude gjithefaresojt. Ne jemi ne prag te sezonit te provimeve dhe na lind e drejta te kerkojme mbeshtetjen dhe mirkuptimin e studentve per ta bllokuar kete proces derisa te paguhemi sic na takon. Personalisht i vej thirrje Kryeministrit te impenjohet per ta zgjidhur kete situate te denje vec per republikat e bananeve. Asnje kryeminister se ka bere kete, as adil carcani ne dhjetor 1990 kur studentet dhe  pedagoget po e conin ate dhe ramixin drejt burgut, po kaq i drejtohem dhe Kryetarit te Opozites te flase per kete ceshtje sepse ky eshte shqetesim me i madh sesa deklaratat bajate qe lexojne deputetet e tij.kolegve te universitetit publik ju kujtoj se nese e pranoni kete situate do te thote se e meritoni ate e gjera me te renda do ju presim, duajeni veten me shume se c ju do qeveria.

Agron Gjekmarkaj

Zv Dekan i Fakuktetit Histori Filologji

(M.Q/Faxweb)

 

 

Etiketa: agron gjokmarkajpa rrogapedagoget
Pas

“Më kanë kërcënuar me jetë”, Aida Shtino rrëfen momentin e frikshëm

Para

 “S’do e marr mandatin. S’mund të gënjeja…”, reagon kandidatja që ishte në radhë pas Halimit

Para
 “S’do e marr mandatin. S’mund të gënjeja…”, reagon kandidatja që ishte në radhë pas Halimit

 “S’do e marr mandatin. S’mund të gënjeja…”, reagon kandidatja që ishte në radhë pas Halimit

Discussion about this post

 



Të Fundit

KAS merr vendimin, vendos rinumërim të plotë të votave në Tiranë

Incizoi fshehurazi mjetet e Policisë dhe zbuloi identitetin e zyrtarit të AKI-së, dënohet me 5 vite burgim agjenti i BIA-s në Kosovë

Takimi Berisha–Schieder në Bruksel: Nevojë urgjente për mbrojtjen e demokracisë në Shqipëri, BE të veprojë për të ndalur regresin në rrugën drejt integrimit

Mblidhen në Shqipëri kryetarët e Gjykatave të Larta të Europës Qendrore dhe Lindore! Të pranishëm edhe gjyqtarë nga SHBA

“Gjë të mençur nuk do thuash”/ Spiropali përplaset me Nokën, demokrati bllokon foltore, kryeparlamentarja e përjashton nga seanca

Albana Vokshi në Kuvend: Zgjedhjet ishin një farsë, EPP e tha qartë – intimidim, abuzime dhe lidhje me krimin

Aksident automobilistik në Siros/ Përplasen dy makina, njëra kthehet përmbys

Njohja e pensioneve me Greqinë do të ndodhë brenda vitit 2030

Shqipëri – Serbi, zbulohet arbitri i sfidës, UEFA ia beson një italiani

Balla-deputetëve demokratë: Mbylleni Sali Berishën në shtëpi! Po turpëron shtëpinë e tij dhe Shqipërinë me fyerjet që thotë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.