Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, në një reagim të fundit në Facebook, ka publikuar atë që ai e quan “Strategjia e Ramës për të mbushur Shqipërinë me plehra”.
Vasili shkruan se plani i Ramës për të sjellë në Shqipëri plehra është një strategji e zezë. Sipas tij, Kina nuk pranon më plehra nga Evropa, dhe Rama do i sjellë në Shqipëri.
“Strategjia e zezë e kryeministrit për importimin e plehrave është shumë më e qartë sot…..
Kina vendi ku riciklohen 85% e plehrave të Europës ka vendosur reduktimin drastik të 24 kategorive të mbetjeve të ngurta duke përfshire letrën plastikën, tekstilet.
Ministria e Mjedisit të Kinës thotë: “Ne kemi konstatuar sasi të mëdha mbeturinash me cilësi të dobët, madje edhe me mbetje të rrezikshme, që janë të përzjera me mbetjet e ngurta. Kjo gjë ndot seriozisht mjedisin në Kinë”.”-shkruan Vasili në Facebook.
(F.G/Faxweb)
Postimi i plotë: