00:24 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

PS-PD ‘luftë shifrash’, Ahmetaj i përgjigjet Bashës: Janë hapur biznese të reja, po përmirësohemi ekonomikisht

15:58 | 10/02/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
PS-PD ‘luftë shifrash’, Ahmetaj i përgjigjet Bashës: Janë hapur biznese të reja, po përmirësohemi ekonomikisht

 Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, në një postim në Facebook, i ka kthyer përgjigje kreut të PD-së, Lulzim Basha lidhur me klimën e biznesit në Shqipëri.

Paraditen e sotme, Basha publikoi disa statistika që sipas tij, tregojnë mbylljen e bizneseve dhe përkeqësimin e situatës ekonomike në vend.

Në përgjigjen e tij, Ahmetaj shprehet se shifrat janë të pasakta, pasi numri i bizneseve të reja është rritur.

 “Ekonomia matet me shifra dhe shifrat, përtej emocioneve politike, janë lehtësisht të verifikueshme.

Në janar 2018 janë regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit 2394 biznese të reja dhe janë ç’regjistruar 732. Efekti neto është 1662 biznese të reja në ekonomi, nga 1425 që ishin në janar 2016, ose thënë ndryshe, një rritje prej 237 biznesesh më shumë se një vit më parë, vetëm për muajin janar.

Përmirësimi i mëtejshëm i terrenit ekonomik dhe klimës së biznesit është sfidë që vazhdon, por koha kur bizneset mbyllnin qepenat për shkak të frikës e pasigurisë, për shkak të gjobave elektorale dhe borxheve kolosale të qeverisë ndaj tyre, është e shkuar e largët për sipërmarrjen shqiptare”-shkruan Ahmetaj.

 (F.G/Faxweb)

Pas

Vlorë/ Gjendet i pajetë 80 vjeçari, prej disa ditësh dergjej në oborr

Para

“Ata janë në vdekje klinike”, deputeti demokrat i numëron Ramës faktet: Regjisor i Rilindjes, Kukësi vuan mjerimin migjenian

Para
“Ata janë në vdekje klinike”, deputeti demokrat i numëron Ramës faktet: Regjisor i Rilindjes, Kukësi vuan mjerimin migjenian

“Ata janë në vdekje klinike”, deputeti demokrat i numëron Ramës faktet: Regjisor i Rilindjes, Kukësi vuan mjerimin migjenian

Discussion about this post

 



Të Fundit

Grossi: Kapacitetet e pasurimit bërthamor të Iranit janë ngadalësuar

Shefi i Forcave të Armatosura të Izraelit: Bazat bërthamore të Teheranit janë goditur thellë

Merz për sulmet në Lindjen e Mesme: Izraeli po kryen punën e ndyrë për të gjithë ne!

IDF: Sulm i ri me raketa nga Teherani

Greqia nis fushatë ndërgjegjësuese për sigurinë në ujë

Zjarri në malin e Krastës vihet nën kontroll, vijon puna për shuarjen përfundimtare

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

Përshkallëzohen tensionet mes Izraelit dhe Iranit, Erdogan akuzon Netanyahu: Kërcënimi më i madh në Lindjen e Mesme

Shpërthime intensive në Teheranin perëndimor, kryeqyteti iranian goditet sërish nga raketat izraelite

Vijon kriza politike në Kosovë, opozita fajëson Kurtin: Po izolon vendin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.