Violinisti shqiptar me famë botërore, Olen Cesari dha një shfaqje të mrekullueshme me performancën e tij fantastike në majë të statujës së Jezu Krishtit në Rio De Janeiro të Brazilit. Violinisti shfaqet në krahun e statujës duke performuar këngën e famshme “Ave Maria” Në video shfaqet edhe aktorja e njohur braziliane Guilhermina Guinle dhe vajza e saj Minna.
Por Olen Cesari i ftuar në ‘Xing me Ermalin” tregoi se realizimi i kësaj performace ishte si një ëndërr e keqe. “Ishte një ëndërr shumë e keqe. Hipa me litar, i lidhur. Hipa 10 metra dhe pastaj me ndihmën e zjarrfikësve kam hyrë brenda trupit të statujës. Në janar në Brazil është 50 gradë dhe ajo statuja është beton me një boshllëk në mes. Gjysma është me shkallë normale, gjysma tjetër është me shkallë si të zjarrfikësve. Duhej 45 minuta të ngjitesha dhe kur hipa sipër kisha mungesë oksigjeni sepse ishte komplet e mbyllur statuja. Erdhën e hapën dhe mezi merrja frymë. Nuk na jepnin leje autoritetet. Ishte shumë e vështirë. Por pas 1 muaj e gjysmë ja arritëm ta merrnim lejen”, tregoi artisti. Gjithastu Olen Cesari ndërsa shtoi se pamja lart statujës ishte “çliruese dhe unike”
(M.Q/Faxweb)