Tenori Agim Hushi, që ngjalli reagime të shumta me largimin e tij nga Shqipëria në gushtin e vitit të kaluar, kur dhe deklaroi se nuk ishte krenar që ishte shqiptar, është rikthyer sërish në vëmendje të opinionit publik.
Në një shkrim në Facebook, Hushi shkruan se mbështet kauzën e artistëve për Teatrin Kombëtar, dhe se zëri i tyre është zëri i të vërtetës.
“Nje grua apo nje qeveri e cmendur smund te marrosi shpirtin e nje populli dhe arti te vertet!”-shkruan Hushi, duke iu referuar qeverisë socialiste dhe ministres Kumbaro.
Reagimi i plotë i Agim Hushit:
“Me se fundmi ata po flasin!
Po bashkohen dhe po mbeshtesin kauzen e tyre te neperkembur, teatrin e tyre, shtepine e tyre te artit; jeten e tyre!
Megjithse heshten ato dite kur me fyen mua kolegun e tyre dhe makina e pushtetit prodhoi me urdher mallkimin tim pse quajta hajdute ata qe kan zene per fyti atdheun qe po na perze te gjitheve!
Ngriti hordhite e puthadoresve pse thash qe me vjen turp qe flas dhe une gjuhen e tyre: hajduteve, maskarenjve me hunde te bardhe, antiartisteve dhe antishqiptareve.
Me quajten tradhetare se fola hapur dhe me ze te larte, me dhimbjen e ikjes!
Foli aq bukur Ndrenika, Asqeriu, Anila Bisha…
Dhe kur flasin artistet nga shpirti eshte si mallkimi i Zotit!
Shpresoj qe zeri i juaj te gjemoje me forcen e te drejtes, llogjikes dhe forces se pastertise qe karakterizon artistin dhe shpirtin e tij!
Uroj qe kjo force te kthehet ne nje ortek qe do te shkuli ate klase te deshtuar politike qe po shkaterron dhe merr nga ai popull gjithcka te vyer; dhe shpirtin e lire!
Jam me ju miqt dhe koleget e mije!
Por bashkuhuni, mos lini tju thyejne apo tju kercenojne me asnje cmim!
Me siguri do tju duan te ikur dhe ju!
Nje grua apo nje qeveri e cmendur smund te marrosi shpirtin e nje populli dhe arti te vertet!”
(F.G/Faxweb)