Kreu i PD-së Lulzim Basha është pyetur nga gazetarët dhe në lidhje me mandatin e PD-së në Berat, pas tërheqjes së Eduard Halimit.
Basha u shpreh se kjo është një çështje që nuk i takon atij po Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Kreu i PD-së nuk pranoi kurrsesi që të hiqeshin paralelizma me rastin e deputetit të PD-së Arben Ndoka. Pasi sipas tij ai është një kriminel.
“Astrit Veliaj është renditur i dyti në listë, po për shkak të kuotave gjinore, KQZ ka vendosur që duhet t’iu kalojë grave që janë në listë. Kështu që është një çështje që nuk më takon mua, por Komisonit. Nuk ngjan në asnjë rast me rastin Arben Ndoka”, u shpreh Basha.
Kujtojmë se kandidatja e renditur e gjashta në listën e Beratit nuk pranoi ta merrte mandatin, po ashtu dhe gruaja e shtatë.
(E.K/FAXWEB)