09:10 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

‘Artistët nuk kanë sot një Dukë, ku është Luftar Paja që para 20 vjetëve ia përlaste fytyrës Ramës arrogancën?!’

11:17 | 13/02/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘Artistët nuk kanë sot një Dukë, ku është Luftar Paja që para 20 vjetëve ia përlaste fytyrës Ramës arrogancën?!’

Nga Ergys Mërtiri

Problemi i artistëve është sot se nuk kanë një Dukë, si ai i futbollit, që të ketë gjithashtu një pushtet absolut brenda feudit të vet.

Duke qenë të përçarë, e madje, shumë prej tyre edhe të kompromentuar me pushtetin, nëpërmjet projekteve, interesave të vogla dhe bashkëpunimit të ndërsjelltë të herëpas-hershëm, është vështirë ti mbijetojnë një makinerie të dhunshme pushteti si ajo që ka instaluar sot Rama.

Pyetja shtrohet, ku  e treguar ndaj artistëve? Ai hesht, me titullin “Simbol i Qytetit” në sirtar, dhënë nga Erion Veliaj, ndërsa e ka lëshuar të birin fushatave të Rilindjes.

Shumë prej artistëve janë kapur në mënyra të ndryshme nga kjo qeveri, ndaj dhe zëri i tyre është i mekur përballë arrogancës së një pushteti të dhjamur në zullume.

Ata nuk reaguan kur Rama vendoste, pikërisht Zana Çelën në krye të operas, pikërisht për të poshtëruar ata që dje iu ngritën në grevë për mospranimin e saj.

Ata nuk kanë reaguar kur Rama tallej me ta, duke mbajtur drejtor Ervin Çulin që vë në skenë drama ku luan vetë, ndërsa konfliktohet me të gjithë kolegët. Përkundrazi, ata kanë duruar ndërhyrjet e pushtetit duke pranuar padrejtësitë e tij. Ata kanë toleruar projektet e imponuara nga qeveria, ndërhyrjet e saj, deri tek rolet dhe aktorët.

Por sidoqoftë ka shumë prej atyre që kanë qendruar dinjitozë përballë çdo pushteti. Pikërisht ata janë edhe më të rrezikuarit nga projektligji i qeverisë që kërkon të vërë nën kontroll komunitetin e artistëve. Rama po kërkon të ketë në dorë bukën e gojës së tyre, për ti pasur nën zgjedhë.

Pikërisht për këtë arsye artistët duhen mbrojtur, ashtu siç, mbi të gjitha, duhet mbrojtur arti në vetvete. Duhet mbrojtur, jo thjesht godina, shembja e së cilës do t’i hapë udhë një rrokaqielle monstruoze, pjesë e një projekti për shpërfytyrimin e këtij qyteti.

Por duhet mbrojtur, mbi të gjitha, pavarsia e artistëve, për të mos lejuar turpin e rikthimit të një regjimi ku pushteti kontrollon edhe veprat që vihen në skenë, apo qendrimet politike të një artisti nëpër media.

Nëse lejojmë edhe këtë, nuk do jetë larg dita kur Edi Rama do të na vijë nëpër shtëpija për të na kontrolluar se çfarë themi me njëri-tjetrin. Nuk ka asgjë për të mos e besuar. Këtë bëri paraardhësi i tij Enver Hoxha, nëpërmjet instalimit të një aparati shtetëror, më të madhit që ka pasur ndonjëherë ky vend, Sigurimit të Shtetit, që përgjonte njerëzit deri në gjirin e familjes.

Pas

Moti i keq, nga bllokimet e rrugëve tek problemet me ankorimin e trageteve, si paraqitet situata në gjithë vendin

Para

Reshjet e dëborës sjellin jo vetëm probleme por edhe pamje spektakolare (FOTO)

Para
Reshjet e dëborës sjellin jo vetëm probleme por edhe pamje spektakolare (FOTO)

Reshjet e dëborës sjellin jo vetëm probleme por edhe pamje spektakolare (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sulmet e SHBA në Iran, JD Vance: Nuk po bëjmë luftë kundër tyre, por kundër programit bërthamor

Izraeli shkatërron avionët dhe aeroportet e Iranit

Çfarë po ndodh me Iranin? Izraeli vijon sulmet, por Teherani lëshon vetëm një raketë gjatë natës

Trump shtyn nisjen drejt samitit të NATO-s

Mbi 30 orë flakë në Pilur, Himarë,zjarri rrezikon të përhapet drejt Porto Palermos

Rritet bilanci i viktimave nga sulmi kamikaz në një kishë në Damask

Detyrimet tatimore dhe vendore, bizneset do njoftohen edhe përmes e-Albania

Lufta Rusi-Ukrainë/ Vijojnë sulmet ruse në territoret ukrainase, pesë të vrarë

PPP e sterilizimit drejt mbylljes, kosto reale arriti në 53% më shumë se kontrata e lidhur

Gramsh, shpërthen bombula e gazit, digjet plotësisht banesa

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.