Ish-zëdhënësja e Partisë Demokratike, Oriela Nebiaj ka reaguar në lidhje me skandalin e publikuar për deputetin Ervin Salianji.
Dje ai shihej në një video të publikuar nga ‘’citynews” duke komunikuar me një person me inicialet G.D, teksa mesazhet kishin një përmbajtje të fortë erotike.
Nebiaj shkruan se edhe më e shëmtuar se mesazhetr erotike ka qenë tërheqja e dy grave kandidatë për deputete në Berat, në mënyrë që t’i hapej rruga biznesmenit Astrit Veliaj.
“Kjo puna e refuzimit te mandateve nga zonjat ne Berat me duket me e shemtuar se te gjithe mesazhet erotike te parlamentit te mbledhura bashke..”, shkruan Nebiaj.
Kujtojmë se u tërhoqën nga lista dy kandidatet për deputetë të PD në Berat, Juvina Jani dhe Monika Qose të cilat ishin pretendente për të marrë karrigen e deputetes pas largimit të Eduard Halimit nga jeta parlamentare.
Pas kësaj, mandati duket se do i kalojë biznesmenit Astrit Veliaj i cili është shprehur i lumtur që do ulet në karrigen e deputetit.
Eduard Halimi ishte i pari i listës së Beratit, ndjekur nga Astrit Veliaj, Lefter Maliqi, Bujar Hoxhaj, Myslim Haxhin, Juvina Jani dhe Monika Qosja. Mandati i takonte Astrit Veliajt por për shkak të mosplotësimit të kuotave gjinore duhet t’i shkonte direkt mandati Juvina Janit.
Duke qenë se kjo e fundit ka deklaruar se do ta refuzojë ftesën për t’u bërë deputete, mandati do i shkonte gruas tjetër në listë, Monika Qosja por edhe kjo e fundit ka refuzuar duke i lënë të hapur rrugën Astrit Veliajt.
(E.K/FAXWEB)