Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin ditën e sotme kanë rikthyer sërish përmbytjet. Situata paraqitet alarmante në Elbasan, ku përrenjtë kanë dalë nga shtrati dhe si pasojë janë përmbytur toka bujqësore dhe banesa.
Gjithashtu është rikthyer problematika e fshatrave Jagodine dhe Muriqan për shkak të fryrjes së përroit të Lixhës.
Fax News raporton se përroi i Treganit ka dalë nga shtrati dhe janë përmbytur 30 ha tokë në Jagodinë. Po ashtu, prurjet e shumta kanë bërë që të çahet një pjesë e argjinaturës të lumit të Zeranikës dhe si pasojë një banesë është përmbytur.
Uji ka perfshire tokat bujqesore , kryesisht serat. Shefi i emergjencave civile Mustafa Arapi për Fax News e konsideron situaten nën kontroll
(M.Q/Faxweb)