Një 68-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike pasditen e sotme në Velipojë.
Sipas informacionit të policisë në Spitalin Rajonal Shkodër, ka ardhur pa shenja jete shtetasi N. L. 68 vjeç banues në fshatin Pulaj, Velipojë, Shkodër.
Nga verifikimet paraprake dyshohet se ka gjetur vdekjen nga kontakti me energjinë elektrike në kasollen e bagëtive.
Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(M.Q/Faxweb)