Pas shumë vitesh në qytetin bregdetar të Vlorës breshëri ka zbardhur qytetin. Nëse dje ishin reshjet e shiut ato që dominonin në të gjithë vendin sot reshjet e borës dhe breshërit kanë qenë më dominuese në disa zona.
Siç shihet dhe nga pamjet e ‘faxweb’ sasia e breshërit që ka rënë është shumë e madhe.
PO ashtu për shkak të reshjeve të shiut të rëna dje rrezikon Mifoli, pasi agjinatura është çarë. Ne rast të prurjeve të vazhdueshme, rrezikojnë përmbytjen zonat e përhershme, Ferras, Novoselë, Fermë.
Në Mifol agjinatura është çarë dhe është jashtë funksionit. Aktualisht nuk ka problematika pasi lumi është ende në shtrat.
Edhe në zonen e Dukatit, lumi Izvor rrezikon daljen. (E.K/FAXWEB)
https://www.youtube.com/watch?v=VHvNdynu8V4&feature=youtu.be