Halbe Zijlstra, ministri i Jashtëm holandez ka dhënë dorëheqjen pasi është zbuluar se ka gënjyer publikisht në lidhje me një takim me presidentin rus Vladimir Putin, shkruan Reuters.
Zijlstra kishte pranuar se kishte gënjyer për pjesëmarrjen në një takim në vitin 2006, në të cilin tha se presidenti rus Vladimir Putin kishte përshkruar një strategji për ndërtimin e një Rusie më të madhe.
Incidenti ka turpëruar qeverinë e koalicionit katër-partiak të kryeministrit Mark Rutte, i cili ka një shumicë parlamentare të pasigurtë.
“Ne jetojmë në një vend ku e vërteta është e rëndësishme. Kjo është arsyeja pse unë nuk shoh ndonjë mundësi tjetër përveç të japë dorëheqjen “, tha Zijlstra, i cili kishte mbajtur punën për më pak se katër muaj. (B.H/Faxweb)