19:39 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Arta Marku në Prokurorinë e Krimeve të Rënda: Pavarësia e prokurorëve mbetet e pacënuar, por mos të kalohet në anarki

14:56 | 14/02/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Arta Marku në Prokurorinë e Krimeve të Rënda: Pavarësia e prokurorëve mbetet e pacënuar, por mos të kalohet në anarki

Kryeprokurorja e Përgjithshme Arta Marku ka zhvilluar një takim në Prokurrinë e Krimeve të Rënda.

Ajo ka marrë pjesë në analizën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku ka folur për pavarësi të prokurorëve, por ka bërë thirrje të mos kalohet në anarki.

Marku u shpreh se Prokuroria e Përgjithshme nxit dhe mbështet përshpejtimin e hetimeve të të gjitha çështjeve nga prokurorët e Krimeve të Rënda.

“Për vetë specifikën e veprave penale që janë objekt i ndjekjes penale nga Prokuroria për Krime të Rënda, ku shpesh ndërthuren organizatat apo grupet kriminale transnacionalë, kërkohen energji të reja për të ngritur më shumë nivelin e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të punës me agjencitë e zbatimit të ligjit brenda vendit dhe veçanërisht me partnerët ndërkombëtarë.

Prokuroria e Përgjithshme nxit dhe mbështet përshpejtimin e hetimeve të të gjitha çështjeve nga prokurorët e Krimeve të Rënda. Kjo, pa e cenuar aspak cilësinë e hetimeve, por për shkak të ndjeshmërisë së lartë publike që kanë çështjet që hetohen prej jush. Prandaj, kërkohet kjo shpejtësi në plotësimin dhe standardizimin e protokolleve hetimorë. Pavarësia e prokurorëve mbetet e pacenuar, si një e drejtë e njohur nga Kushtetuta dhe Kodi i Procedurës Penale. Por, kjo nuk do të thotë që të kalohet në anarki, përveçse kërkohet vëmendje dhe përkushtim maksimal në ushtrimin e ndjekjes penale dhe përfaqësimin e akuzës në gjykatë si dhe zbatimin rigoroz të rregullave procedurialë dhe rregullave të parashikuar në ligjin për organizimin e prokurorisë”, ka thënë ajo Marku. (B.H/Faxweb)

 

Etiketa: Arta Marku-Krimet e Renda
Pas

Përmbytjet/ Qytetarja me lot në sy: Në bashki më thonë të gjej shtëpi me qera, por s’kam asnjë të ardhur për të ushqyer fëmijët(VIDEO)

Para

LSI: Gjuha e Ramës me stafin akademik e papranueshme. Absurd vendimi për shkrirjen e Drejtorive të Bujqësisë

Para
LSI: Gjuha e Ramës me stafin akademik e papranueshme. Absurd vendimi për shkrirjen e Drejtorive të Bujqësisë

LSI: Gjuha e Ramës me stafin akademik e papranueshme. Absurd vendimi për shkrirjen e Drejtorive të Bujqësisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shtetet arabe “thyejnë heshtjen”, për herë të parë kërkojnë publikisht që Hamasi të dorëzojë armët dhe pushtetin në Gaza

Kaosi në aeroportet Në Britani, nis fluturimi i disa prej linjave

Aksioni për lirimin e akseve rrugore nga subjektet që rrezikojnë sigurinë rrugore, Zëvendëskryeministrja,Belinda Balluku inspektim në aksin rrugor Kamëz-Laç

Zyrtari izraelit: Vendi ynë mund të aneksojë pjesë të Gazës

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

Kaos në aeroportet e Britanisë së Madhe, pezullohen përkohësisht fluturimet për shkak të një defekti në kontrollin e trafikut ajror

Kriza humanitare në Gaza, OBSH bën thirrje: Dërgimi i vazhdueshëm i furnizimeve mjekësore është jetik

Kodi i ri Penal/ 2 vite burg kush lëviz me makinë pa i bërë kolaudimin

Aksident tragjik në Slloveni, humbin jetën pesë persona pas përplasjes së një furgoni me kamion

Mijëra biznese rrezikojnë gjobë, QKB: Dorëzoni bilancet brenda datës 31 korrik

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.