18:28 | 03/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pedagogët i përgjigjen Ramës: Talljen dhe shantazhin se durojmë, ose dialog ose grevë

16:49 | 14/02/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pedagogët i përgjigjen Ramës: Talljen dhe shantazhin se durojmë, ose dialog ose grevë

Forumi për Liritë Akademike në një reagim për mediat i ka kthyer përgjigje Kryeministrit Rama, për takimin e sotëm që ata e quajnë “tallje dhe shantazh”.

Në reagimin e tyre, pedagogët thonë se refuzojnë gjuhën e shantazhit dhe talljes duke e quajtur takimin e sotëm një “show”.

Pedagogët theksojnë se kërkojnë dialog ose grevë.

Deklarata e plotë:

Forumi për liritë akademike dhe autonominë universitare ndoqi takimin e kryeministrit Edi Rama dhe të ministres së arsimit dhe shkencës znj. Lindita Nikolla me senatin e Universitetit të Tiranës.

Forumi mendon se ky takim nuk është në përgjigje të kërkesave që ne kemi paraqitur publikisht pasi forumi nuk i ka kërkuar Kryeministrit që të marrë rolin e kryetarit të senatit apo të organeve të zgjedhura të UT-së. Forumi nuk i ka kërkuar qeverisë që “t’i heqë veshin burokracisë universitare” dhe as shndërrimin e saj në palë për larjen e hesapeve mes klaneve të brendshme por, hapjen e një dialogu me profesoratin, studentët dhe shoqërinë shqiptare për marrjen e përgjegjësive që i takojnë qeverisë dhe jo vetëm qeverisë, pra për bashkëndarjen e përgjegjësisë për degradimin e gjendjes së arsimit të lartë në vend dhe mosfunksionimin e ligjit për arsimin e lartë.

Forumi nuk ka pasur një kërkesë formale të ardhur nga kryeministri, por edhe sikur të kishte pasur, një takim i tillë pa axhendë të përcaktuar do të ishte krejt i padobishëm. Arsimi i lartë në Shqipëri nuk mund të shndërrohet në show ai është tashmë një dramë. Një dramë për ne profesoratin, për studentët dhe shoqërinë, një dramë që shpaloset sot para syve të kujtdo me përjashtim të kryeministrit dhe ministres. Një dramë që nesër mund të shndërrohet në tragjedi për dijen dhe vendin.
Forumi refuzon gjuhën shantazhuese dhe tallëse, por megjithatë të shqetësuar më shumë se prej talljeve apo kërcënimeve,nga gjendja dramatike dhe problemet e mprehta të pazgjidhura që vazhdojnë të shtohen pafundësisht, shpreh vullnetin për dialog të cilin përveçse publikisht do ta adresojë edhe në mënyrë zyrtare.

Grupi i negocimit i zgjedhur nga pjesëmarrësit e forumit, pret me seriozitet një përgjigje. Forumi mbetet i palëkundur në vullnetin e tij që në rast refuzimi, të bashkuar me studentët tanë të shkojmë drejt një greve të përgjithshme.

(F.G/Faxweb)

Pas

Arben Ndoka kërcënon Lulzim Bashën: Po më bën të shkoj në prokurori, pasuria jote nga aktiviteti i drogës

Para

Negociatat me Greqinë, ja kë takon Presidenti Meta për t’u konsultuar

Para
Negociatat me Greqinë, ja kë takon Presidenti Meta për t’u konsultuar

Negociatat me Greqinë, ja kë takon Presidenti Meta për t'u konsultuar

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Nuk besoja se do e thoja këtë”, Merz ka dyshime për interesat e përbashkëta me SHBA-në

Dy turistë francezë akuzohen për spiunazh në Iran, ministri Barrot: Për 1140 ditë u mbajtën në kushte çnjerëzore, regjimi i përdor si mjet për të ushtruar presion mbi Perëndimin

Ministri i Financave, Petrit Malaj paraqiti sot në Kuvend ndryshimet në buxhetin e vitit 2025.

Ishte nisur drejt Anglisë, zbulohet arsyeja pse Diogo Jota po udhëtonte me makinë dhe jo me avion

“Sirena” nga skuadra që mori pjesë në Botërorin e Klubeve, drejtori i hap rrugën: Cikli i Ramadanit te Leçe ka mbaruar

“Mos bashkëpunoni me organizatën amerikanë të ndihmave”, Hamasi paralajmëron palestinezët: Do merren masa nëse përfshiheni

“Danimarka mbështet modelin shqiptar”, ministrja: S’mund t’i mbrojnë emigrantët më shumë se evropianët

Ligji i ri në Maqedoninë e Veriut, më shumë shqiptarë në administratë

Trumpi dhe Putini pritet të zhvillojnë bisedë telefonike

Sulm me sëpatë në tren Mynih-Vjenë, 4 të plagosur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.