Aktori Bujar Asqeriu ka replikuar ashpër me ministren Mirela Kumbaro dhe me njërin nga aktorët, Artan Imami.
Asqeriu ka ndarë disa nga shqetësimet më të forta të aktorëve të teatrit. Asqeriu ka thënë se teatrot janë në gjendjen më të keqe të mundshme.
Bujar Asqeriu: Nuk jemi tregtar specash jemi artistë.
Më përmende bashkitë në rrethe, teatrot në bashki kanë vdekur, tundu ministre, tundu!
Merrej me llastikë uji për të larë fytyrën, këto janë gjëma. Uji nga llastika .
Asqeriu: A e dini zonja ministre, se në teatër nuk ka ujë për të lartë fytyrën? E kam larë fytyrën, por ju nuk e dini, me ujin që vinte nga tualeti i një lokali aty pranë.
Asqeriu: Jam shumë i qetë unë zonja ministre. Por a e dini ju çfarë është një artist? Ti ke pasur vëllain tënd Arben Kumbaro. Ti je motra e Benit dhe unë të dua shumë, por gjërat nuk funksionojnë kështu. Jo jo, mos më keqkupto, nuk servilosem unë. Nuk kam pse të servilosem. Por për mua Teatri është jeta, është shpirti i kombit. Unë e kam lidhur jetën me Teatrin.
Asqeriu: Teatri ka vdekur dhe këta nuk duan. Le t’i bëjmë qejfin njëritjetrin, le të bëjmë teatrin. Në shfaqet tona lahemi me ujë të ftohtë.
Imami-Asqeriut: Ishte një banjo e prishur, u rregullua. Tani ti ça do
më?
Kumbaro: Dmth biem dakord që kushtet janë të këqija?
Asqeriu: Kush të pengoi ty të më krijosh kushte mua? Pse mos t’i themi? Për çfarë ta shfrytëzojmë këtë tavolinë për ti bërë qejfin njëri-tjetrin?
Asqeriu-Imamit: Ti projektligjin mos ma shpjego mua. Ti je artist more, merresh me banjën. Merresh me halenë.
Asqeriu-Kumbaros: Investoni zonja ministre, lëri fjalët. Nuk bëhet me pordhë por me lekë. Duhet të marrësh iniciativa dhe të mbrosh teatrin
(F.G/Faxweb)
Kjo eshte Shqiperia dhe ky eshte teatri. Se mos jane me mire shkollat ? Apo qendrat sportive ? Apo pishinat ? Kurset e talenteve ? Ketu shkon mire vetem nje kategori ; Politikanet. Te gjithe te tjeret qe duken mire … jane nje mut. Te pakten politikanet te paguanin taksen e sheshte 15 %, do te ishte sukses i papare.