Moderatorja Arbana Osmani ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Top Show”, ku ka ndarë me publikun disa detaje të emisionit “Dua të të bëj të lumtur”, që fillon transmetimin këtë të shtunë në “Top Channel”.
Ndër të tjera, Osmani rrëfeu se ajo është e lumtur dhe një arsye për lumturinë e saj, është edhe fakti që ajo punon në media, gjë që e ka pasur gjithnjë ëndërr.
“Kam ëndërruar gjithmonë radion, televizionin dhe sigurisht që është fat shumë i madh që m’u dha kjo mundësi.”-u shpreh Arbana, e cila është një ndër personazhet me karrierën më të gjatë në “Top Media”.
Por, siç tregoi ajo më tej, fillimet e karrierës në media nuk kanë qenë aspak të lehta.
“Shkon me qejf dhe pastaj kupton se askush nuk të pret ty dhe pret ashtu si fëmijë, të të hedhin ndonjë kockë.”-rrëfeu moderatorja e famshme.
(E.K/FAXWEB)