Presidenti Ilir Meta po vijon konsultimet me faktorët politikë në vend në lidhje me Plotfuqishmërinë, që ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati, kërkoi një ditë më parë.
Fax News raporton se gjatë ditës së premte (nesër), Kreu i Shtetit do të ketë një takim me deputetin Tritan Shehu, nënkryetar i Komisionit të Jashtëm Parlamentar.
Ministri Bushati i dërgoi letër presidentit Ilir Meta, ku i kërkoi leje për fiillmin e negiciatave me Greqinë.
Bushati me anë të letrës ka kërkuar Plotfuqishmërinë në lidhjen me një marrëveshje të pritshme për çështjet dy palëshe.
(M.Q/Faxweb)