00:42 | 29/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Vrau 17 persona, i riu pranon akuzën. U hoq si adoleshent i tmerruar që kërkonte ndihmë

10:38 | 16/02/2018
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
La 17 persona të vdekur, kush është 19-vjeçari që u arrestua nga policia në SHBA

I riu i akuzuar për masakrën në shkollën e mesme të Floridës të mërkurën, e ka rrëfyer krimin e tij.

19-vjeçari Nicolas Cruz pohoi se ai ka shtënë mbi nxënësit dhe mësuesit e gjimnazit nga ku e kishin përjashtuar për sjellje të dhunshme.

Ai ka dalë përpara gjykatës me 17 aktakuza për vrasje të paramenduar e aty rrëfeu se përpos armës gjysmë-automatike AR-15, në çantën e shpinës kishte edhe municione shtesë.

I riu ishte nisur të bënte sa më shumë viktima dhe ka tentuar të shpëtojë duke u hequr si një prej adoleshentëve të tmerruar që kërkonin ndihmë.

Ngjarja shokuese e shtyu Presidentin Donald Trump të deklaronte se administrata e tij do të punojë për të përmirësuar sigurinë në shkolla dhe për të trajtuar sëmundjet mendore.

Demokratët nxituan të theksojnë edhe një herë se episodi tronditës nënvizon sërish nevojën për ligje më të ashpra për armët, por Trump nuk e përmendi këtë çështje në fjalimin e tij të shkurtër, ky theksoi sidoqoftë se sigurinë në shkolla do ta kthejë në prioritet.

Prokurorja e Përgjithshme e Floridës njoftoi se shteti do të paguajë për ceremonitë e varrimit të viktimave dhe për mbështetje psikologjike për familjet.

Por, ashtu siç ka agresorë që në palogjikshmërinë e tyre këpusin në mes jetët e pafajshme, ashtu ka në ngjarje të tilla edhe heronj si trajneri i ekipit të futbollit të shkollës, Aaron Feis, i cili përdori trupin e tij për të mbrojtur nxënësit nga tërbimi i 19-vjeçarit.

Viktimat tani kanë fytyra dhe emra: i vëllai i saj u kthye në shtëpi shëndoshë e mirë, por Jaime Guttenberg nuk i shpëtoi dot vdekjes; lojtarja e futbollit Alyssa Alhadeff nuk arriti ta përmbushë ëndrrën e saj ashtu si edhe notari i talentuar Nick Dëoret. Çmendurisë së një njeriu problematik nuk i shpëtoi dot as 14-vjeçarja Gina Montalto, e cila, si për ironi, kishte dalë vullnetare për iniciativën e miqësisë.

 

Etiketa: nicolas cuzshbaviktima
Pas

“I bërë tapë” nga alkooli dhe kokaina, vrasësi vrapon rrugëve, përpara se të therte turistin për vdekje (Video)

Para

Demarkacioni, Haradinaj jep lajmin e madh: Sot u vulos që sektorët në drejtim të Çakorrit dhe Zhlepit do të rishikohen dhe korrektohen

Para
Demarkacioni, Haradinaj jep lajmin e madh: Sot u vulos që sektorët në drejtim të Çakorrit dhe Zhlepit do të rishikohen dhe korrektohen

Demarkacioni, Haradinaj jep lajmin e madh: Sot u vulos që sektorët në drejtim të Çakorrit dhe Zhlepit do të rishikohen dhe korrektohen

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kanadaja kundër Trump, miraton ligjin që përshpejton projektet e ndërtimit të kombit

Surpriza e merkatos, Broja si opsion për ish-trajnerin e Junajtid! Do të pritej nga dy sulmues shqiptarë

Egjipt/ Kamioni përplaset me autobusin, 19 të vdekur

Himarë: Dallgët penguan rikthimin në breg, Policia Kufitare shpëton 16 persona

Kremtohet 25-vjetori meshtarak i ipeshkvit Monsinior Simon Kulli, një prej priftërinjve të parë pas diktaturës

Milan nuk heq dorë nga Jashari, klubi bleg kërkon 50 milionë euro

Pogradec/ 2 mjete përplasen me njëra-tjetrën, 3 persona të plagosur

G7 mbron gjigantët amerikanë: Marrëveshje për shmangien e tatimit të dyfishtë jashtë SHBA për kompanitë shumëkombëshe

Ançeloti vijon punën me Brazilin: Amerika e Jugut, më shumë cilësi sesa Evropa

Aksident në Laprakë! Taksia përplaset me urbanin dhe makinën e policisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.