Kryeministri Rama ka reaguar lidhur me arritjen e marrëveshjes së demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi.
Nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’ Rama shkruan se është rrugës për në Prishtinë, ndërsa dëgjoi për arritjen e marrëveshjes. Ai uron që gjithçka të mbyllet sa më parë.
“Rrugës për Prishtinë ku sapo dëgjova për hapin e rëndësishëm drejt finalizimit të demarkacionit me Malin e Zi!Uroj të mbyllet sa më pare”, shkruan Rama në Facebook.
Arritjen e marrëveshjes e bëri të ditur kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj. (B.H/Faxweb)