02:04 | 13/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

The Guardian: Kosova në 10-vjetorin e Pavarësisë dhe skenari për ndarjen e saj

10:54 | 17/02/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
The Guardian: Kosova në 10-vjetorin e Pavarësisë dhe skenari për ndarjen e saj

Gazeta “The Guardian” një ndër më prestigjiozet në Angli dhe në të gjithë botën i ka kushtuar një reportazh të gjatë Kosovës, në prag të festimeve të 10-vjetorit të festimit të Pavarësisë së saj. “Kosova në 10 vite shtet; sfidat errësojnë festimet”, gazeta britanike ka renditur një sërë sfidash mes të cilave ndodhet sot Kosova si emigrimi, papunësia tek të rinjtë, krimet ende të pazgjidhura të luftës dhe ndarjet etnike të cilët janë etiketuar si një “dhimbje koke” për faktorin ndërkombëtar.

“Mosmarrëveshjet territoriale në Kosovë duken kaq të pazgjidhshme saqë prej pak kohësh po pluskojnë ide të ripërcaktimit të kufinjve në Ballkan, një lëvizje e cila mund të shkaktojë reagime jo të mira zinxhir”, shkruan prestigjozja “The Guardian”. “Bernard Kouchner, ish-përfaqësues special i kombeve të Bashkuar në Kosovë, e deklaroi shpalljen e pavarësisë së Kosovë: Si një nga sukseset e sistemit të Kombeve të Bashkuara.

“Ajo ishte një luftë, një luftë e përgjakshme dhe tani jemi në paqe”, tha asokohe Kushner, duke e cilësuar ndërhyrjen ndërkombëtare si një “Një sasi e madhe parash dhe mundi i justifikuar”. Por pavarësisht përpjekjeve të aleatëve, Kosova mbetet një nyje ndërkombëtare. Serbia vijon të mos njohë pavarësinë territoriale të Kosovës duke pasur pretendime kushtetuese mbi të. Ndërkohë Kosova nuk është bërë ende një anëtare e Kombeve të Bashkuar, me anëtarët të Këshillit të Sigurisë si Kina dhe Rusia të cilat vazhdojnë të bllokojnë hyrjen e saj.

Nga ana tjetër ndonëse BE ka qenë një nga mbështeteset kyç të Kosovës e cila pretendon ti bashkohet bllokut, ende 5 anëtare të saj nuk e njohin si shtet. BE e ka bërë të qartë që normalizimi i marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës është një kusht ndaj Serbisë për hyrjen në BE, por sërish gjuha ambigue e bën të paqartë faktin nëse kjo do ta detyrojë fqinjin serb të pranojë Kosovën si shtet. Beogradi ka nisur një “dialog të brendshëm” në këtë çështje, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje të pranueshme.

Vëmendja është fokusuar në veri të Kosovës, ku Beogradi ka influencë domethënëse. Në anën veriore të lumit Ibar që ndan qytetin e Mitrovicës, rrugët janë të mbushura me flamuj serb, kafet dhe baret përdorin dinarin serb.

Jashtë gjuhës zyrtare, shumë diplomatë dhe politikanë flasin për një mundësi ndarjeje të Kosovës, me Serbinë që mban pjesën veriore dhe lejon Kosovën të hyjë në Kombet e Bashkuara. Por shumë i ndruhen faktit që kjo do të bëjë që të shpërthejnë konflikte të rinj në Ballkanin me një Bosnje dhe Maqedoni multietnike dhe serbët në zemër të Kosovës, veçanërisht vulnerabël në një rast të mundshëm të rindarjes territoriale”.

Pas

Vala e ndryshimeve në Policinë e Shtetit, emërohet drejtori i policisë së Shkodrës (EMRI)

Para

Vlorë, shkarje dheu dhe masivë gurësh, disa fshatra akoma të bllokuar

Para
Vlorë, shkarje dheu dhe masivë gurësh, disa fshatra akoma të bllokuar

Vlorë, shkarje dheu dhe masivë gurësh, disa fshatra akoma të bllokuar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjykata e Apelit në Tiranë liron 39-vjeçarin nga Prizreni, refuzon ekstradimin e tij në Serbi

Pogradec/ Rrëzohet në banesë, humb jetën 43-vjeçari

Aksident në autostradën Milot-Thumanë/ Plagosen 4 persona nga një familje, njëri në gjendje të rëndë

26-vjetori i çlirimit të Kosovës. Homazhe te Rugova, Demaçi e Jasharajt: Bartës të procesit të lirisë

Byroja e aksidenteve ajrore e Indisë nis hetimet zyrtare për rrëzimin, hetues nga e gjithë bota pjesë e procesit

Tragjedi në Deçan të Kosovës, nënë e djalë mbyten në pishinë

Kosova “i rrëmben” talentin Kroacisë, Veldin Hoxha do të përfaqësojë Dardanët

“Fluturova me të njëjtin aeroplan vetëm disa orë para se të rrëzohej, kishte probleme teknike” /Rrëfimi rrëqethës i Akash Vatsa-s për fluturimin AI171 të Air India

Mbështetja e Malit të Zi ndaj Kosovës, Serbia ‘ngrys vetullat’

Kurti tregon për operimin e babait të tij dhe takimin me Bukoshin në vitin 1985

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.