Vetëm një vit më parë, lajmi se Elvana Gjata braktisi Shqipërinë për të jetuar në anën tjetër të botës mori dhenë.
Të gjitha mediat filluan të shkruanin për të dhe për karrierën e saj ndërkombëtare që po e priste.
Madje u përfol shumë për bashkëpunimin me disa prej emrave më prestigjiozë të muzikës, si producenti Poo Bear.
E ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, këngëtarja shqiptare e habiti të gjtihë publikun me deklaratën e saj.
“Unë nuk jetoj dhe nuk kam jetuar asnjëherë në Amerikë. Unë kam ndenjur disa kohë, siç kam ndenjur edhe në Gjermani dhe në Spanjë. Unë qëndroj aty ku kam projektin.”- u shpreh Elvana Gjata.
(F.M/Faxweb)