03:24 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pallati i bllokuar nga balta, Premçi mbërrin në Gjirokastër: Do të fillojmë me pilotimin e zonës (VIDEO)

14:00 | 19/02/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pallati i bllokuar nga balta, Premçi mbërrin në Gjirokastër: Do të fillojmë me pilotimin e zonës (VIDEO)

Drejtori i emergjencave civile, Shemsi Premçi, bashkë me Drejtorin Gjeologjik, Viktor Doda ndodhet aktualisht pranë banorëve të Gjirokastër, tek pallati 8-katësh i cili është bllokuar nga balta.

Insistimi i banorëve të pallatit tetë katësh në Kodrën e Shtufit për të hequr baltën nga banesat në katet e para, ka marrë një goditje të rëndë nga specialistët e ardhur nga kryeqyteti mesditën e sotme.

Viktor Doda kreu i Institutit të Gjeologjisë është shprehur qartë dhe saktë se balta nga banesat, do kohë të hiqet dhe rrjedhimisht nuk është proces që kryhet brenda ditës ashtu sic pretendojnë banorët.

Sipas Dodës, banorët duhet të presin të qetë veprimet në terren për evakuimin e baltës shtufore nga pallati i tyre pasi fillimisht ky process kërkon që të ndërhyhet duke vendosur pilota në kulmin e kodrës e pastaj, në mes të saj dhe në fund do të operohet me heqjen e baltës nga apartamentet që ndodhen në katet e para të tetëkatëshit. Kjo deklaratë ka shtangur banorët e pallatit të cilët tjetër prisnin nga kreu i Institutit të Gjeologjisë në kryeqytet.

Edhe kreu i Emergjencave Civile Shemsi Prenci, ka mbështetur Dodën por njëkohësisht ka kërkuar mirëkuptimin e banorëve që të jenë të duruar dhe të presin përfundimet e studimeve të mëtejshme dhe të punimeve në terren.

“Nuk mund të hiqet direkt dheu, sepse më pas do të stimulohet një rrëshkitje akoma më e madhe e dheut.

Si fillim do të pilotohet zona e rrëshkitshme, më pas do të pastrohet zona nga dheu.

Pastaj nuk do të mbjellim më fiq dhe domate, por bimë që rrisin fortësinë e tokës.

Ju garantojë që gjithçka do të bëhet siç duhet,”- është shprehur Premçi.

Prej disa ditësh banorët I kanë bërë thirrje autoriteteve për pastrimin e pallatit nga balta.

Ditën edjeshme banorët filluan ta pastronin vetë, por ishte e pamundur.

Si pasojë e shirave ka rrëshkitur dheu, i cili është kthyer në baltë dhe ka bllokuar të gjithë pallatin.

(F.M/Faxweb)

https://www.youtube.com/watch?v=FwwJ3fijfck&feature=youtu.be

https://www.youtube.com/watch?v=t8UJZoosvHQ&feature=youtu.be

https://www.youtube.com/watch?v=Pt9RLBPYUr0&feature=youtu.be

https://www.youtube.com/watch?v=aFnhAAhWpqU&feature=youtu.be

https://www.youtube.com/watch?v=qSgTzTeeMlQ&feature=youtu.be

https://www.youtube.com/watch?v=wA3MsVD9bA0&feature=youtu.be

Etiketa: bllokimdheugjirokasterpallatpremci
Pas

Angelina Jolie rikthehet te shkëlqimi në ceremoninë e çmimeve BAFTA

Para

Tragjedia e familjes në Shkodër, Ardit Gjebrea: Çfarë dhimbje ndjeva!…

Para
Tragjedia e familjes në Shkodër, Ardit Gjebrea: Çfarë dhimbje ndjeva!…

Tragjedia e familjes në Shkodër, Ardit Gjebrea: Çfarë dhimbje ndjeva!...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasjet në Theth mes banorëve dhe policisë, famulltari i Shkodrës, Dom Vlash Palaj thirrje për dialog

Lufta 12-ditore me Izraelin, mediat iraniane: Presidenti iranian u plagos në këmbë dhe u largua nga Teherani përmes një kapaku emergjence

Zjarr i fuqishëm në Mallakastër, flakët përfshijnë hapësirën me shkurre dhe ullishte(VIDEO)

Kryediplomati rus Lavrov takim me Kim Jong Un, Pheniani zotohet për të ndihmuar Moskën në luftën ndaj Ukrainës

Përplasen dy motorë uji në Golem, 31-vjeçari nga Kosova përfundon në spital

Haradinaj takon zyrtarin e lartë të DASH, konfirmon përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO

Kim Jong Un u zotua të mbështesë Rusinë “pa kushte”, Seuli zbulon shifrat: Koreja e Veriut i ka dërguar Moskës mbi 12 mln predha

Zjarr në një fabrikë riciklimi në Aleksandropolis, tymi i zi mbulon zonën

“Rusia s’mund të vendosë veton mbi zgjerimin e aleancës”, vendet e Ballkanit shprehin mbështetje për anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Alarm në aeroportin e Southend në Angli, rrëzohet një avion i vogël pak minuta pas ngritjes nga pista (VIDEO)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.