Ish-ministri i transporteve, Edmond Haxhianasto ka përfunduar dëshminë e tij në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Deputeti i LSI-së është marrë në pyetje në lidhje me abuzimet në rrugën e Elbasanit, kun ë burg mbahen dy ish-drejtorët Xhika dhe Toma. Para gazetarëve ai u shpreh se u përgigj mbi procedurat gjatë kohës që ishte ministër.
“Më pyetën për përgjegjësit e mia si drejtues politik. Dëshmova për ato gjëra që kanë të bëjnë me përgjegjësitë e mia kur kam qenë në një periudhë të zhvillimit të këtij projekti. Jam thirrur si person për të dëshmuar në projektin e Rrugës Tiran-Elbasan”, u shpreh Haxhinasto.
Dosja e rrugëve për të cilat deri tani janë arrestuar në dy çështje të ndryshme Dashamir Xhika, Andi Toma dhe 11 persona të tjerë, mund te prekë edhe Emond Haxhinaston, kjo pasi ka qenë ish-ministër i Transporteve.
Hetimet nisën pasi Damian Gjiknuri bëri kallëzimin në prokurori në dhjetor të vitit të kaluar, çka lë të kuptohet se kjo dosje ka nisur të aktivizohet pas prishjes se koalicionit PS-LSI.
Ish-ministri i transporteve Edmond Haxhinasto, aktualisht deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim, është nën verifikim nga prokuroria e Krimeve të Rënda në dosjen e rrugës Tiranë-Elbasan.
Më herët ish-ministri shpreh i gatshëm për t’u verifikuar, duke theksuar se ai ka bërë drejtimin politik të institucionit dhe se nëse kjo do të degjenerojë ne goditje politike ai do t’i përgjigjet politikisht shumë rreptë.
(E.K/FAXWEB)