08:36 | 15/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Pika e dobët e çdo shefi! Si t’ju marrë eprori me sy të mirë

18:35 | 19/02/2018
në Flash, Jetë dhe stil, Sociale, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pika e dobët e çdo shefi! Si t’ju marrë eprori me sy të mirë

Nuk ka fare rëndësi profesioni që ke, janë disa pika bazike që duhet t’i zbatosh patjetër. Gjithmonë nëse dëshiron të kesh pëlqimin e shefit tënd.

Eprori është personi që edhe pse duket sikur nuk është aty, të ka gjithmonë nën vëzhgim dhe mban shënime.

Kështu që mos I harro asnjëherë 7 pikat e mëposhtme.

Orën kur vjen në punë

E fillon punën në orën 8, në 9 apo 10? Kultura të ndryshme pune e nisin ditën e punës në orë të ndryshme (madje disa zyra nuk kanë një orë fikse), por nëse e nis mëngjesin në 11:30, atëherë ky është vërtet problem. Hidh një sy nga kolegët dhe shko në punë në të njëjtën kohë me ta.

. . . . dhe orën kur ikën nga puna

Edhe një herë, ndoshta nuk ke një orar fiks pune 9 me 5, por reflekto ҫdo ditë për punën që bën dhe orën kur e lë. Ikën para kolegëve të tu? Pas? Apo varet? Thjeshtë sigurohu të mos largohesh më herët nga puna nga e hëna në të premten.

Si e përdor teknologjinë

A merr telefonata pune në telefon apo po bisedon në chat për të dalë në darkë? Fokusi kryesor gjatë orarit të punës është edhe mënyra se si e përdor teknologjinë në orarin e punës. Limito Facebook-un dhe gjithçka tjetër personale.

Mënyrën se si vishesh

Mënyra se si e prezanton veten është shumë e rëndësishme në punë  dhe gjithmonë do të jetë. Stili i veshjes në punë, por edhe respektimi i kodit (për ato vende pune që e kanë) është një pikë kyҫe që përcakton seriozitetin. Disa zyra janë totalisht të lirshme në stil, ndërkohë që të tjera shumë strikte për të respektuar kodin. Kjo është një pikë tjetër e rëndësishme për të cilën duhet të kesh kujdes.

Fjalët që përdor

Kjo është një çështje bazike, sepse asnjëherë nuk duhet të shpërthesh ndaj kolegëve të punës, brenda apo edhe jashtë zyrës. Shumë punonjës janë të prirur të krijojnë shpesh situata konfiktuale, ngrenë zërin dhe thonë fjalë të pahijshme. Mos harro se shefi mban gjithmonë shënime për këtë pjesë dhe një ditë… për ty mund të mos mbajë më.

Si përshtatesh me ambientin e punës

Sa mësohesh me ndryshimet dhe me të rejat që të ofrohen në vendin e punës? Je natyrë e përshtatshme apo nuk të pëlqejnë ndryshimet? Nëse je e re në punë, shanset janë që të jesh në qendër të vëmendjes. Këshilla më e mirë është të presësh ngjarjet e punës dhe të qëndrosh afër punonjësve me eksperiencë më të gjatë për të përfituar dhe për t’u përshtatur më mirë.

Si e menaxhon kohën

E fundit, por jo më pak e rëndësishme: je një menaxhere e mirë e kohës? A i bën gjërat në kohën e duhur apo neglizhon? A ecën paralelisht me stafin apo je pas tij? Është shumë e rëndësishme t’u japësh prioritet gjërave më të rëndësishme dhe të vendosësh kohë për to.

(F.M/Faxweb)

Etiketa: kryesoremirepelqimpikashefi
Pas

Tiranë-Elbasan/ Aksident në afërsi të tunelit, policia bllokon rrugën

Para

Aksidenti tragjik në Shkodër , 1 minut heshtje për viktimat në ‘Loro Boriçi’ (VIDEO)

Para
Aksidenti tragjik në Shkodër , 1 minut heshtje për viktimat në ‘Loro Boriçi’ (VIDEO)

Aksidenti tragjik në Shkodër , 1 minut heshtje për viktimat në 'Loro Boriçi' (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump paralajmëron Teheranin: Nëse Irani sulmon SHBA-në, ne do të përgjigjemi në nivele të papara!

Parashikimi i motit, temperaturat arrijnë deri në 35 gradë

Plumbat ndaj senatorëve, reagon Biden: Sulmi i motivuar politikisht nuk duhet të ndodhë kurrë

Sulmi iranian në Izrael, të paktën 8 të vrarë dhe 200 të plagosur

Putin e konfirmon: Rusia është gati për negociata me Ukrainën pas 22 qershorit

Lufta/ Putini i telefonon Trump: Jam gati për të ndërmjetësuar midis Iranit dhe Izraelit!

Irani kërcënon Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën: Do të sulmojmë bazat tuaja nëse na pengoni!

Kërcënon Netanyahu : Izraeli do të sulmojë çdo vendndodhje dhe objektiv të Iranit

Ministri Hasani: Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare

Izraeli: Kemi vrarë më shumë se 20 komandantë ushtarakë iranianë, që nga nisja e sulmeve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.