Kukësi ka aaritur një fitore mjaft të rëndësishme në kampionat pas humbjes me Kamzën në shtëpi. Verilindorët kanë arritur të mposhtin Partizanin me rezultatin 1-3 edhe pse të kuqtë ishin në avantazh.
Ka qenë Gojkoviç ai I cili në minutën e 43’ kaloi Partizanin në avantazh. Por me fillimin e pjesës së dytë Kukësi u tregua më kërkues dhe në minutën e 66’ Sidrit Guri ka barazoi shifrat. Vetëm 4 minuta më pas Rustem Hoxha përmbysi shifrat duke shënuar golin e dytë për kuksianët.
Goli I tretë për Kukësin do të vinte në minutën e fundit të takimit në kohën shtetë kun ë minutën e 95’ Guri do të shënonte golin e tretë për verilindorët. Partizani nga minuta e 65′ kishte mbetur me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të Kulum.
Kukësi merr vendin e tretë me 32 pikë, ndërsa Partizani mbetet në vend të 6-të. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post