13:26 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Refuzimet e njëpasnjëshme, reagon Hashim Thaçi: Nuk mund të dekorohet dikush nga Kosova, që është i dekoruar nga Serbia

22:59 | 20/02/2018
në Aktualitet, Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Refuzimet e njëpasnjëshme, reagon Hashim Thaçi: Nuk mund të dekorohet dikush nga Kosova, që është i dekoruar nga Serbia

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi iu është përgjigjur shumë personaliteteve të cilët deklaruan se kanë refuzuar dekorimin nga presidenti me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Nëpërmjet një reagimi në ‘Facebook’ Thaçi shkruan se ka thënë se në tavolinën e punës ka hiq më pak se 500 emra të personaliteteve dhe organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare, të propozuar, por edhe të vetëpropozuar nga ai për marrjen e Medaljes Presidenciale të 10 Vjetorit të Pavarësisë.

Ai ka kujtuar se deklaratat e këtyre individëve janë të pasakta pasi askush nuk mund ta refuzojë dekoratën pa qenë i dekoruar.

Postimi i plotë:

Në tavolinën e punës kam hiq më pak se 500 emra të personaliteteve dhe organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare, të propuzuar, por edhe të vetëpropozuar për marrjen e Medaljes Presidenciale të 10 Vjetorit të Pavarësisë.

Deri më tani kam shqyrtuar jo më shumë se 20 propozime, 13 prej të cilave tanimë janë refuzuar dhe 7 janë aprovuar. Të tjerat do t’i shqyrtoj në ditët dhe javët në vijim.

Disa deklarata të individëve janë të pasakta. Askush nuk mund ta refuzojë dekoratën pa qenë i dekoruar.

E kuptoj frustrimin e disave, por sipas kritereve të mia, nuk mund të jesh i dekoruar edhe nga shteti i Serbisë për kontributin e dhënë për Jugosllavinë dhe ai i Kosovës njëkohësisht.

Do t’i zbatoj me përpikëri kriteret kushtetuese, ligjore dhe kombëtare, dhe sa për sqarim, propozimet nuk janë dekorim.

Të refuzuarit nuk do të marrin përgjigje publike, sepse nuk dua t’i lëndoj. Të dekoruarit do të njoftohen zyrtarisht. HTH

(B.H/Faxweb)

 

 

Etiketa: Hashim Thaçi-dekoratat
Pas

Chelsea-Barcelona/ Barazim në Londër, supergolit të William i përgjigjet Messi (VIDEO)

Para

VIDEO/ Bayern likuidon Besiktasin, pret biletën e çerekfinales

Para
VIDEO/ Bayern likuidon Besiktasin, pret biletën e çerekfinales

VIDEO/ Bayern likuidon Besiktasin, pret biletën e çerekfinales

Discussion about this post

 



Të Fundit

Meta një përgjigje për “Zeqinenë” e SPAK-ut

Lirimi i Jamarbër Malltezit kundrejt garancisë pasurore, Berisha: Bëri 2 vite si i burgosur politik! S’ka shkelur asnjë ligj të vendit

Masa kundër vapës: Greqia ndalon punën fizike jashtë në oraret më të nxehta

Berisha: Karteli Çela mbrohet nga Altin Troplini, sekuestrimet u urdhëruan nga prokuroria italiane, jo nga SPAK

Berisha publikon të tjera pamje tronditëse nga farsa elektorale: Votojnë komisionerët, zgjedhësit vetëm palosin fletën

Elbasan/ I vuri zjarrin varrezave të Shënkollit, nën hetim 33-vjeçari

Presidenti i Republikës Begaj, pranoi Letrat Kredenciale të Ambasadorit të Moldavisë

Ndryshon masa ndaj Jamarbër Malltezit, arresti i shtëpisë zëvendësohet me garanci pasurore

Sherr për motive të dobëta mes të rinjve në Lushnjë, njëri përfundon në spital

Nga trafiku i drogës tek aksidentet dhe drejtimi i mjetit në gjendje të dehur, disa të ndaluar në Durrës në orët e fundit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.