Në lidhje me tragjedinë e familjes Prekja në Shkodër, ku humbën jetën babai me tre fëmijët e tij, ka reaguar dhe famulltari i Velipojës.
Duke folur në ‘’Fax News” famullitari i Shkodres Dom Vlash Palaj shprehet se kjo tragjedi i kalon përmasat e familjes Preka duke prekur thellë të gjithë banorët e Velipojës.
Duke kujtuar një shprehje të vjetër Gega apelon për drejtuesit e mjeteve se ne nuk mund të ecim më shpejt sesa vetë jeta.
FJALA E GEGËS PËR ‘FAX NEWS’:
Kjo drame kjo tragjedi, i kalon kufijte e familjes preka, ka goditur rende banoret e velipojes por edhe shume te tjere qe jane ne kontakt me kete familje.
Personalisht i kam njohur me perpara dhe kam pasur kontakt me kete familje, kam besim te kjo familje se ka pasur perhere nje tendence per t’iu afru zotit dhe forca e zotit nuk do te mungoje
Ne menyre te vecante me shkon mendja tek motrat e famullise se velipojes te cilet jane kujdesur per ato dy vajza.
E kujtoj shume mire, entuziazmin e Noemit, ate deshiren e saj, per te ardhur ne kishe gjate se shtunes dhe te dieles.
Tragjedia i kalon caqet e nje familje apo nje fisi, nepermjet statusit qe ju keni pare, shume njerez i jane bashkuar thirrjes dhe lutjes per noemin.
Kam besim tek forca ngushelluese e popullit tone per ti dhene force kesaj familje, dhe lutem qe kesaj familje mos ti mungoje ngushellimi i popullit tone dhe ngushellimi i zotit.
Kjo eshte nje situate e cila nuk ndodh rastesisht dhe nuk mendoj se ishte e shkruar, por nganjehere ndodh , Ne kishe ne themi se zanafilla e se keqes eshte tek mekati. Nganjehere tejkalimi caqeve, tejkalimi i shpejtesise se duhur, tejkalimi i pijes nganjehere behet edhe kusht vrastar, por c’eshte me e keqja vrastar per jete te pafajshme.
Me kujtohet nje thenie e bukur te cilin e lexosha sa here isha drejt podgorices, sapo kalon tuzin, “mos ec me shpejt se jeta” fatkeqeissht ate tabele anes rruges ka disa vite qe e kane hequr,dhe sa here qe kaloj kujtohem se aty ishte ajo tabele me ate thenie te bukur.
Eshte mire se edhe ne te nxitur nga ky rast, te mos harrojme kurre se nese e tejkalojme diku nuk eshte problemi se e pesojme ne ate te keqe te mekatit apo ate te keqe te fatkeqesise, por fatkeqesisht e pesojne ato qe jane me te pafajshem .
Nese kthehena ne kete rast, “mos ec me shpejt se jeta” aty ishin tre femije, dhe vrapimi i tyre nuk eshte i shpejte, e ndoshta kur kena ne makine nje femije, duhet te mbajme ritimin e shpejtesise se tyre, se ato jane pjesa me e bukur e jetes.
Shpresa jone eshte tek krishti i ngjallur, ajo eshte shpresa e vetme, dhe une besoj se kjo shprese se te gjithe do te jena te gjithe bashke ne mbreterine e tij do te karakterizoje edhe besimin e shpirtit te familjes preka, dhe dashuria gjithmone do te triumfoje.
(E.K/FAXWEB)