07:44 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kosovë, nesër seanca për Demarkacionin, Vetëvendosja: Do të provojmë t’i bindim se po bëjnë gabim. Veseli: Demarkacioni kalon me çdo kusht

18:22 | 21/02/2018
në Aktualitet, Kosova, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kosovë, nesër seanca për Demarkacionin, Vetëvendosja: Do të provojmë t’i bindim se po bëjnë gabim. Veseli: Demarkacioni kalon me çdo kusht

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, pak minuta më parë, ka marrë vendimin që seanca më çështjen e Demarkacionit të Kufirit me Malin e Zi do të mbahet nesër në orën 11:00.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, siguroi se qëndrimi i PDK-së është pro ratifikimit të Demarkacionit. Ai tha se është e rëndësishme që Demarkacionin ta votojnë shqiptarët dhe jo të ngelet në dorën e serbëve. Krasniqi tha se 23 votat e tyre janë në favor të projektligjit, por duke qenë se do të duhen të paktën 80 vota që të kalojë, Krasniqi ka ftuar partitë e tjera që të deklarojnë votën e tyre.

Ndërkohë që edhe kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, është shprehur i bindur se Demarkacioni nesër do të kalojë. Pyetjes se nëse janë siguruar votat e Listës Serbe, Veseli iu përgjigj i bindur se demarkacioni do të kalojë me apo pa Listën Serbe.

Gjithashtu edhe kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Demokratike të Kosovës, Avdulla Hoti, është shprehur se në seancën e nesërme, 27 deputetëtë e partisë së tij, do të jenë të gatshëm ta votojnë Demarkacionin. Përveç kësaj, ai theksoi se kjo është e njëjta marrëveshje që u nënshkrua në gusht të vitit 2015 e për të cilën, LDK ka më tepër se dy vite që këmbëngul.

Ndryshimin e vetëm në qëndrimin karshi Demarkacionit, siç pritej, e ka bërë Lëvizja Vetvendosje. Kryetari i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka shprehur kundërshtimin ndaj projektligjit të marrëveshjes me Malin e Zi. Konjufca ka paralajmëruar se deputetët e Vetëvendosjes do të mbajnë fjalime ku do të synojnë të ndikojnë kolegët e tjerë të LDK, se miratimi i Demarkacionit do të ishte gabim. Konjufca u shpreh se kundërshtimi i Vetëvendosjes nuk do të shkojë deri në hedhje të gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit.

(E.L/Faxweb)

Pas

“President të përbashkët” me Kosovën, reagon për herë të Ambasada e SHBA ndaj Ramës: Gjuha e shkujdesur…

Para

Kërkesa për plotfuqishmëri, Nishani: tentativë për të përdhosur presidentin. Ja çfarë nuk po denoncohet

Para
Kërkesa për plotfuqishmëri, Nishani: tentativë për të përdhosur presidentin. Ja çfarë nuk po denoncohet

Kërkesa për plotfuqishmëri, Nishani: tentativë për të përdhosur presidentin. Ja çfarë nuk po denoncohet

Discussion about this post

 



Të Fundit

6 të vdekur dhe dy të zhdukur pas përmbysjes së një varke në liqenin Tahoe

“Make Iran Great Again”! Trump “eksporton” sloganin MAGA dhe shkon më tej: Një ndryshim regjimi është i mundur në Teheran

Avionët B-2 ulen në tokën amerikane, Trump përgëzon pilotët: Bënë një punë të shkëlqyer!

Shkodër/Plagoset një 26-vjeçar me armë zjarri, autori identifikohet dhe shpallet në kërkim

Netanyahu: Izraeli nuk ndalet deri në shkatërrimin e arsenalit bërthamor të Iranit

Gramsh/ Shpërthen bombula e gazit, digjet plotësisht banesa

Kryeministri i Australisë përsërit mbështetjen për sulmet ajrore të SHBA-së

Parashikimi i motit për sot, 23 qershor 2025

Pas sulmeve amerikane në Iran, Medvedev: Disa vende do furnizojnë Teheranin me armë bërthamore

Zjarre në Greqi, përfshihet nga flakët zona pyjore në Rodos

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.