Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehu i cilë së fundi ka kritikuar flirtimin e qeverisë Rama për flirtin me Turqinë dhe investimet e shumta turke në vendin tonë, pasi sipas tij vendi ynë është I orientuar drejt Europës ka debatuar me historianin Pëllumb Xhufi në lidhje me këtë temë.
Shehi, i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora Newska thënë se marrëdhëniet me Turqinë duhet të mbeten ato tradicionale, duke shtuar se turbulencat që ndodhin atje nuk duhet të reflektohen në Tiranë. Ai tha se emigrantët shqipatrë jetojnë në Europë dhe jo më Turqi.
Nga ana tjetër Pëllumb Xhufi tha se duhet të shihet Turqia si perandoria osmane, duke kujtuar se Erdogan mori vetëm 50% të votave dhe në Turqi ka protesta edhe për gazetarët.
Shehi: Nuk po them që të mos ketë investime turke por është tepruar…
Xhufi: Çfarë halli ke, përse nuk folëm ne këtu kur pas viteve 90’ kudo kishte investime greke këtu?
Pëllumb Xhufi tha se në lidhje me Turqinë duhet të mendojmë edhe në aspektin e sigurisë gjeostratëgjike, ndërsa Shehi tha se për sa i përket sigurisë aleati i ynë kryesor është NATO. (B.H/Faxweb)