12:06 | 15/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Tension në Kuvend, opozita bllokon foltoren, Rama: Bashkohuni mbi qiellin e SHQUP-it, kush nuk punon s’do marrë kokërr leku

12:51 | 22/02/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tension në Kuvend, opozita bllokon foltoren, Rama: Bashkohuni mbi qiellin e SHQUP-it, kush nuk punon s’do marrë kokërr leku

Fjala e Kryeministrit Edi Rama në Kuvend është shoqëruar me tensione, ku opozita ka bllokuar për disa sekonda foltoren.

Rama po i kthente përgjigjen kreut të PD-së, Lulzim Basha lidhur me heqjen nga skema për ndihmën ekonomike të familjeve në nevojë.

Rama tha se ata që janë hequr nga skema janë hequr pasi kanë bërë deklarime të rreme.

“Kemi hequr televizorin me ngjyra, bolierin që i kishit ju në sistemin tuaj të pikëzimit. Si të gjitha reformat që tentuat dhe nuk i bëtë kurrë, kjo reform nisi në 2014 dhe u pilotua në 3 qytete. Nga pilotimi rezultoi se 19 mijë e 700 deklarime ishin të rreme, dmth subjekte që merrnin ndihmën ekonomike nga ju dhe nuk meritonin ta kishin.

Ka kaluar dy vite nga procesi i pilotimit dhe jemi në fazën e shtrirjes së të njëjtës skemë. Nëse ju doni të protestoni për Fluturimin nga Prrenjasi që kishte vilë dhe ndihmë ekonomike, apo Gëzimin nga Kamëza që ka vilë dhe 3 makina të modelit të fundit vazhdoni protestoni.

Ka një fond të posaçëm, që e ftoj kreun e PD që bashkë me Xhelal Mziun, t’i akomodojë ata që nuk ua heq vuajtjen po ua merr për ta nxjerrë në televizor. “-,tha Rama.

Basha nga vendi: Gënjen.

Rama: E vetmja bashki që ka bërë këtë veprim vetë, është bashkia Vlorë që ka konstatuar 700 deklarime të rreme. Tritan, nuk krahasohemi me kohën e Zogut, fluturoni si zogjtë e korbit mbi çdo gropë që hapët për të kërkuar llogari tek ne. Subvencioni juaj, na u mërzitët pasi vini e nuk latë fjalë të ulët të gjuhës shqipe pa thënë. Bashkohuni mbi qiellin e Shqupit dhe bëjuni thirrje Gëzimit, Fluturimit, e të gjithë atyre që përfitojnë në kurriz të të varfërve. Ka një të dhënë shumë të rëndësishme:

Kush do të vegjetojë nuk do marrë kokërr leku. Kush nuk punon, s’do marrë kokërr leku.

(F.G./Faxweb.al)

Pas

“Ruhuni prej të pasunve”, fundi tragjik i një familjeje, Noemi Preka përcillet për në banesën e fundit (FOTO)

Para

Lulzim Basha i dredhon pyetjes, nxit gazetarët: Ju kur do e bëni protestën tuaj?

Para
Lulzim Basha i dredhon pyetjes, nxit gazetarët: Ju kur do e bëni protestën tuaj?

Lulzim Basha i dredhon pyetjes, nxit gazetarët: Ju kur do e bëni protestën tuaj?

Discussion about this post

 



Të Fundit

Viktima në Izrael nga sulmet, kërcënohet Perëndimi: Gati 2000 raketa për Europën!

Kryente manovra të rrezikshme në zonën e rërës, bllokohet automjeti në Velipojë

Kosova dëbon dy pjesëtarë të MPB-së serbe dhe ua ndalon hyrjen për 5 vjet

Asnjë surprizë nga Kosova, dështon për të 32-tën herë konstituimi i Kuvendit të ri

Sezoni veror, SHBA ndihmë Forcave Ajrore Shqiptare, kryhen stërvitje për përballimin e situatës që mund të krijohet me zjarret

Konstituimi i Legjislaturës, Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në tentativën e 32-të

Arrestohet 44-vjeçari që vidhte në dyqane, automjete dhe stacione autobusi(EMRI)

Mjekët në Indi: Janë gjetur 270 trupa nga vendi i rrëzimit të avionit në Ahmedabad

Simon Zereci komandohet në krye të Gardës së Republikës

Përplasen dy balona me ajër në Turqi, një i vdekur dhe 19 të plagosur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.