Fjala e Kryeministrit Edi Rama në Kuvend është shoqëruar me tensione, ku opozita ka bllokuar për disa sekonda foltoren.
Teksa Rama po i kthente përgjigjen kreut të PD-së, Lulzim Basha lidhur me heqjen nga skema për ndihmën ekonomike të familjeve në nevojë, deputetët e PD-së janë drejtuar foltores së Kuvendit.
Në këtë moment kryeministri ka ndërprerë fjalën e tij, teksa garda është pozicionuar menjëherë përpara kryeministrit.
DEBATI:
Rama: Kemi hequr televizorin me ngjyra, bolierin që i kishit ju në sistemin tuaj të pikëzimit. Si të gjitha reformat që tentuat dhe nuk i bëtë kurrë, kjo reform nisi në 2014 dhe u pilotua në 3 qytete. Nga pilotimi rezultoi se 19 mijë e 700 deklarime ishin të rreme, dmth subjekte që merrnin ndihmën ekonomike nga ju dhe nuk meritonin ta kishin.
Ka kaluar dy vite nga procesi i pilotimit dhe jemi në fazën e shtrirjes së të njëjtës skemë. Nëse ju doni të protestoni për Fluturimin nga Prrenjasi që kishte vilë dhe ndihmë ekonomike, apo Gëzimin nga Kamëza që ka vilë dhe 3 makina të modelit të fundit vazhdoni protestoni.
Ka një fond të posaçëm, që e ftoj kreun e PD që bashkë me Xhelal Mziun, t’i akomodojë ata që nuk ua heq vuajtjen po ua merr për ta nxjerrë në televizor. “-,tha Rama.
Basha nga vendi: Gënjen.
Rama: E vetmja bashki që ka bërë këtë veprim vetë, është bashkia Vlorë që ka konstatuar 700 deklarime të rreme. Tritan, nuk krahasohemi me kohën e Zogut, fluturoni si zogjtë e korbit mbi çdo gropë që hapët për të kërkuar llogari tek ne. Subvencioni juaj, na u mërzitët pasi vini e nuk latë fjalë të ulët të gjuhës shqipe pa thënë. Bashkohuni mbi qiellin e Shqupit dhe bëjuni thirrje Gëzimit, Fluturimit, e të gjithë atyre që përfitojnë në kurriz të të varfërve. Ka një të dhënë shumë të rëndësishme:
Kush do të vegjetojë nuk do marrë kokërr leku. Kush nuk punon, s’do marrë kokërr leku.
(E.K/FAXWEB)
https://www.youtube.com/watch?v=s9PGAUE_V1E&feature=youtu.be