02:47 | 25/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Enver Hoxha e zgjeroi detin me 15 milje, SHBA i vendos ultimatum

08:27 | 23/02/2018
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Enver Hoxha e zgjeroi detin me 15 milje, SHBA i vendos ultimatum

Ish-Komandanti i Forcave Detare, që ka udhëhequr negociatat e ndarjes së kufirit detar me palën italiane rrëfeu këtë të enjtë në Top Channel sesi Shqipëria u tërhoq nga shtrirja 15 milje në vitin 1990.

Vladimir Beja, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” tha se Shqipëria ishte shtrirë 15 milje, në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare në periudhën kur ishte anëtare e Traktatit të Varshavës.

Por, në fund të viteve ’80, vendi ynë mori një ultimatum.

“Në 1975 qeveria shqiptare vendos t’i shtrijë ujërat në 15 milje në kundërshtim të plotë me çdo shtet. Ka qenë akt paradoksal. Ky ligj u kthye mbrapsht, por Shqipëria vazhdonte me 15 milje, deri në vitin 1989 kur erdhi nota amerikane. E kam pasur mbi tavolinë kopjen e notës së qeverisë amerikane nëpërmjet ambasadës franceze, ku thoshte në mënyrë ultimative; tërheqja nga 15 milje në 12 milje. Morëm një ultimatum nga SHBA që të tërhiqemi në 12 milje në atë kohë dhe në vitin 1990, qeveria e asaj kohe u tërhoq në 12 milje”, tregon ai.

Beja kujton dy momente nga negociatat me italianët.

“Së pari ishte tërheqja nga 15 miljet dhe pranimi i vijës bazë dhe së dyti ishte statusi i ishullit të Sazanit. Italianët pretendonin se ishte i pabanuar. Kjo ka qenë një fazë e vështirë e negociatave dhe them sot se nëse ne do të praninim propozimin e italianëve për Sazanin, do të humbnim 100 milje det”, deklaroi ai.

Profesor/Doktor Eqerem Yzeiri, pedagog i gjeografisë në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës kërkon që në negociata me grekët të bëhet kujdes me termat.

“I vetmi parim i që duhej zbatuar ishte ai i barazlargësisë. Termi i “korrektuar” në parimin e barazlargësisë lë shumë vend për interpretime”, thotë Profesor Yzeiri.

(M.Q/Faxweb)

Etiketa: vladimir beja
Pas

Erion Veliaj tejkalon limitet, kërcënon gazetaren ‘’Live” në emision: Pronari yt…

Para

Dasmë mes plumbave, moderatorja e njohur rrëfen tmerrin e ’97-tës: Lokali u dogj, nga 250 të ftuar, 70- erdhën

Para
Dasmë mes plumbave, moderatorja e njohur rrëfen tmerrin e ’97-tës: Lokali u dogj, nga 250 të ftuar, 70- erdhën

Dasmë mes plumbave, moderatorja e njohur rrëfen tmerrin e '97-tës: Lokali u dogj, nga 250 të ftuar, 70- erdhën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zelensky njofton për fazën e tretë të shkëmbimit të të burgosurve

Rrëmbehet shqiptari në Athinë/Kush është djali i biznesmenit që u torturua për 5 orë

Danimarka rrit moshën e daljes në pension, më e larta në Evropë

Këshilli i Evropës refuzon presionin politik mbi GJEDNJ-në në përgjigje të Melonit

9 nga 10 fëmijët e një mjeku vriten në sulmet e fundit të Izraelit në Gaza

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, bëhet baba për herë të katërt

Katastrofë natyrore në Australi, përmbytjet shkaktojnë 5 të vdekur! Kryeministri Albanese: E tmerrshme humbja e jetëve!

Ulqinakët presin që miliarderi arab Mohamed Alabar të tërhiqet zyrtarisht nga marrëveshja për plazhet

Francë/ ‘Blackout’ në Kanë, ‘sharrohen’ shtyllat e energjisë elektrike! Ngjarja ditën e fundit të Festivalit të Filmit, prokurori: Ishte sabotim!

Rama ndan foton fituese të konkursit ‘Wanderlust in Albania 2’: Promovim i vlerave tona kombëtare

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.