Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit, në Komisariatin e Policisë Gramsh, bënë referimin e materialeve në Prokurori për proçedim penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve M.N., 51 vjeç dhe S.K., 39 vjeç banues në fshatrat Gjyralë e Trojas Belsh.
Proçedimi ndaj tyre filloi pasi në fshatin Drizë Gramsh, në rrugë në mjetin tip “Benz” furgon që drejtohej nga shtetasi M.N u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5 metër kub lëndë drusore dhe në mjetin e shtetasit S.K u gjetën dhe u sekuestruan 3.5 metër kub lëndë drusore pa dokumentacion përkatës
Lënda drusore dhe automjetet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve” parashikuar nga neni 205 i Kodit Penal.
(M.Q/Faxweb)