Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me përhapjen e epidemisë së fruthit në vendin tonë.
Në një status në ‘Facebook’ Vasili shkruan se Rama e ka qepur gojën dhe nuk flet asnjë fjalë për këtë epidemi. Ai shton se Rama është duke menduar budallëkun e rradhës, sesi do të dalë triumfatir në podium.
REAGIMI I VASILIT:
Epidemia e fruthit vazhdon,kryeministri s’flet, media e ka ne fund….
Kryeministri ka qepur gojen dhe s’flet per epidemine e fruthit.Po mendon budallekun e radhes se si do dale si trimfator neper podiume, kur epidemia te jete ndalur dhe do tregoje brockulla pa fund per suksesin e tij.
Edhe media percjell lloj lloj denglash qe qytetareve nuk ju duhen hic dhe kete ngjarje e ka nga te fundit, se më vlerë kane batutat e trasha te nje kryeministri te trashe.
Epidemia e fruthit vazhdon,ka raste te reja,ka pasur viktima,ka komplikacione serioze dhe qeveria nuk ka ngritur akoma institucionet qe ligji ja detyron per menaxhimin e tij.
Do kujtohen te gjithe vetem kur ta shohin fruthin te dera e tyre.Atehere po po do bertasin fort.Sa qesharake…..por edhe tragjike…
(E.K/FAXWEB)