13:49 | 22/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Mbyll dyert xhamia e Et’hem Beut, për rreth dy vite nuk do pres më vizita

09:41 | 24/02/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mbyll dyert xhamia e Et’hem Beut, për rreth dy vite nuk do pres më vizita

Xhamia historike e Et’hem Beut në qendër të Tiranës, ka mbyllur dyert përkohësisht pasi do t’i nënshtrohet procesit të restaurimit.

Kjo është konfirmuar nga Myftiu i Tiranës Ylli Gurra, i cili i pyetur nga “Gazeta Shqiptare” theksoi se xhamia e Et’hem Beut do t’i nënshtrohet pas kaq shumë vitesh restaurimit, si pjesë e marrëveshjes mes Ministrisë së Kulturës dhe Komunitetit Mysliman Shqiptar.

Gurra nënvizoi po ashtu se procesi i restaurimit do të nisë zyrtarisht të hënën, dhe pritet të zgjasë deri në dy vite. Gjatë kësaj kohe, në këtë xhami nuk do të ketë as shërbesa fetare.

Marrëveshja e firmosur javën e kaluar mes Ministres Mirela Kumbaro dhe kreut të KMSH-së Skënder Bruçaj, parashikon restaurimin e 5 monumenteve kulture të besimit islam dhe konkretisht:

– Xhamia Mbret, Berat;

– Xhamia e Beqarëve, Berat;

– Teqeja e Helvetive, Berat;

– Xhamia e Et’hem Beut, Tiranë;

– Xhamia e Pazarit, Gjirokastër;

Në këtë mënyrë, xhamia e Et’hem Beu do mbyllet sërish pas një periudhe 27-vjeçare, ku u rihap pas lejimit të ushtrimit të besimit nga regjimi komunist, me ardhjen e erës demokratike.

Që nga 1967 e deri më 1991, Et’hem Beu mbeti një monument kulture që ruhej nga shteti, pa iu ndryshuar funksioni, siç ndodhi me të tjera xhami të cilat u shndërruan në vatra kulture apo magazina.

Sakaq, xhamia e Et’hem Beut, njihet ndryshe edhe si simbol i kryeqytetit shqiptar, pasi veç funksionit bazë, atë të kryerjes së ritualeve për besimtarët, kjo xhami përbën dhe një objekt me një vizitueshmëri të lartë turistike.

Për Tiranën dhe qendrën e saj, ajo mbetet si një nga vendet më të tërheqës së masës së atyre që vizitojnë kryeqytetin, të huaj apo shqiptarë nga trojet e tjera.

Etiketa: xhamiaxhamia e et'hem beut
Pas

Tirana mbetet pas, Shkupi e Beogradi qytetet më tërheqëse për investimet e huaja

Para

FOTO/ Si ndodhi aksidenti me dy viktima te Mali i Robit. Famija ishte nisur drejt Beratit (EMRAT)

Para
FOTO/ Si ndodhi aksidenti me dy viktima te Mali i Robit. Famija ishte nisur drejt Beratit (EMRAT)

FOTO/ Si ndodhi aksidenti me dy viktima te Mali i Robit. Famija ishte nisur drejt Beratit (EMRAT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vriten 14 persona në sulmin izraelit ndaj tendave të palestinezëve të zhvendosur në Gaza

Rritet në 27 numri i të vdekurve nga rrëzimi i avionit në Bangladesh, shumica janë fëmijë

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për Jorgo Goron, urdhëron konfiskimin e apartamentit që ishte në emër të biznesmenit Gentian Sula

Braçe denoncon aksionin në Zharnec/ Nuk eshte siguri ushqimore, është varrosje e punës së ndershme

Aksioni për lirimin e hapësirave, Rama publikon pamje: S’mund të ketë shërbim gomisterie në mes të rrugës! Do të merren masa edhe për shpërdorimin e ujit të pijshëm

Belsh-Cërrik, zjarrvënia e qëllimshme shkakton dëme të mëdha, arrestohet 64-vjeçari

Sillnin vajza nga Amerika Latine/ Prokuroria mbyll hetimet, çohen për gjykim 13 persona! Mes tyre 2 tutorë, 2 klientë

EMRI/ Punonjësi rrëshqiti nga skela në pallatin në ndërtim, procedohet administratori

Lapaj deklaron dorëheqjen nga mandati, fton dhe Shabanin që të bëjë të njëjtën gjë: T’i kalojë Greta Ambelit

“Kur hyje në klasa duhet të kaloje në pazarin e të brendshmeve!”- Rama në UBT: Me rektorin ishim në një gjatësi vale, na e bënte më të lehtë mungesa e flokëve!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.