Pak ditë pasi u zgjodh kryeprokurore e përkohshme e Përgjithshme, Arta Marku u shpreh se nuk do të lëvizte nga vendbanimi i saj në Shkodër, por me sa duket agjenda e ngjeshur e bëri Markun të ndryshonte mendim. Qeveria shqiptare miratoi dhe fondin e posaçëm për sigurimin e një banese kryeprokurores shqiptare dhe me sa duket ajo ka zgjedhur pikërisht një vend pranë vendit të saj të punës.
Në një zonë pranë prokurorisë së përgjithshme, Arta Marku kreu i akuzës shqiptare, ka nisur nisur jetën e re në kryeqytet. Banorët shprehen të pashqetësuar prej zhvendosjes së kreut të akuzës pranë tyre dhe thonë se po të mos ishte për punonjësit e gardës as nuk do të kishin dijeni që jetojnë në një lagje me zonjën Marku. Zonja Marku thonë banorët i përshëndet me mirësjellje kur niset me përpikmëri në oraret e punës.
Prej dy javësh kryeprokuroja Arta Marku është banore e një lagjeje pranë Prokurorisë së Përgjithshme në Tiranë. Pas një vendimi të keshillit të ministrave, për të paguar me 35 mijë lekë qeranë e strehimit për kreun e akuzës, zonja Marku është shpërngulur së bashku me familjen nga pallati modest në Shkodër për të vazhduar modestisht edhe në kryeqytet, shkruan oranews.
Pallati ku është strehuar ndodhet disa minuta larg godinës së prokurorisë. Banorja e re nuk do të kishte terhequr vemendjen e fqinjeve të tjerë, kryesisht autoktonë Tiranas, nëse nuk do të shoqërohej nga eskorta, dhe nëse nje efektiv i gardës nuk do të qëndronte përgjate 24 orëve ne ruajtje të banesës.