Kryeministri Edi Rama po vijon me takimet e tij në Berat, në kuadër të mbledhjes dyditore të qeverisë.
Në një takim me pjesëmarrës të administratës qendrore, Rama tha se s’do ketë asnjë tolerim nëse ata nuk i shërbejnë qytetarëve.
Kreu i qeverisë tha se sot ofrohen 535 shërbime elektroke, ndërsa 29 dokumente lëshohen në mënyrë të dixhitalizuar dhe jo më duke mbajtur radhë në zyrat e Gjendjes Civile. Rama tha se nëse drejtuesit e administratës nuk ua mundësojnë qytetarëve këtë shërbim, atëherë ndaj tyre nuk do ketë asnjë tolerim.
“Janë 535 shërbime elektronike sot që garantojë jo vetëm komunikimin në kohë reale, por edhe përgjigjen në kohë reale. Janë 29 dokumente me vulë dixhitale, gjenerohen nga sistemi dhe merren direkt nga shtëpia, duke nisur që nga certifikata e lindjes, nuk ka nevojë të shkohe në gjendje civile duke mbajtur radhë, por merret direkt online. është një mesazh i qartë që MB ka përcjellë për gjendjen civile që nuk duhet të japin më certifikata në mëyrën e vjetër, por i gjenerojnë ato nga sistemi.
Duke bërë kështu të mundur një ulje të konsiderueshme të kostos por edhe rritjen e mëtejshme të numrit të qtyretarëve që mësojnë njëherë emirë që nuk kanë nevojë të torturohen për certifikata. Kursimi edhe financiar është i konsiderueshëm.
Të gjithë drejtuesit e administratës qendrore në qark, nuk do ketë asnjë tolerancë për asnjë drejtues që nuk gartanton këtë cilësi të kërkuar shërbimi dhe plotësisht të mundur falë sistemit elektronik, që do të përdoret gjerësisht nga administrata, nëse qytetarët nuk e përdorin dot nga shtëpia, qoftë garantimi i të gjithë dosjes nga zyra për qytetarin”, u shpreh Rama.
Po ashtu kryeministri ka folur në lidhje me Reformën e ujit të pijshëm duke vënë theksin te formalizimi i sistemit. “Zgjerimi i bazës së klientëve dhe formalizimi, shkëputja e lidhjeve të paligjshme, ulja e humbjeve në rrjet, vendosja e ujëmatësve dhe ristruktriimi i detyrimeve të prapambetura, janë pikat ku duhet synuar fort çdo ditë.
Këtu në qarkun e Beratit ka një angazhim të të gjitha bashkive dhe ka rezultate domethënëse në këtë aspekt. Nga 9 mujori i parë i vitit të fundit flasin qartë sesa shumë nevojë ka në këtë qark për të ecur shpejt dhe me vendosmëri në këtë drejtim, sepse humbjet teknike dhe financiare në rrjetin e bashkive janë të konsiderueshme”.
(E.K/FAXWEB)