05:30 | 27/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Aksidenti me dy të vdekur në Kavajë, policia arreston Halil Kokën

14:58 | 24/02/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Aksidenti me dy të vdekur në Kavajë, policia arreston Halil Kokën

Policia e Kavajës ka vënë në pranga Halil Kokën, si autor të aksidentit që ndodhi mëngjesin e sotëm ku humbën jetën dy persona.

Fax News raporton se pas hetimeve, rezultoi se drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin me dy të vdekur ishte pikërisht 40-vjeçari Halil Koka.

Policia bën të ditur se dy ditë më parë Kokës i ishte hequr leja e qarkullimit rrugor, dhe për këtë arsye i kishte kërkuar bashkëudhëtares së tij, Ilda Parrojit të mbante përgjegjësinë e aksidentit.

Mirëpo pas  hetimeve policore rezultoi se shtetasja Ilda Parroji, ishte pasagjere në këtë mjet, megjithëse në deponimet e para në vendngjarje deklaroi se e drejtonte ajo mjetin kur ndodhi aksidenti.

Materialiet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Kavajë për veprime të mëtejshme.

Aksidenti ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 07:40, në afërsi të Malit të Robit, në aksin rrugor Durrës-Kavajë.

Si pasojë mbetën të vdekur shtetasit Xhemil Fisku dhe Edlira Fisku, përkatësisht vjehërr dhe nuse.

Nipi i vogël 8-vjeçar, Xhemsi Fisku ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Tiranës së bashku me një kushëri të familjes 20-vjeç, i cili u plagos lehtë.

Mendohet se mjeti ka dalë nga rruga dhe ka përplasur këmbësorët, të cilët ishin duke pritur në stacion.

Familja Fisku ka hapur sot dyert e mortit, ndërkohë që trupat e viktimave nuk kanë ardhur ende në banesë por ndodhen në morgun e qytetit të Durrësit.

NJOFTIMI  I POLICISË

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë në bashkëpunim me Prokurorine kanë arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit tip “Toyota” shtetasin Halil Koka, 40 vjeç, banues në Durrës.

Pas disa veprimeve hetimore, shërbimet e Policisë kanë dokumentuar se ishte ky shtetas drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin rreth orës 07:40 tek Mali i Robit, ndërsa shtetasja I.P., rezultoi se ishte pasagjere në këtë mjet, megjithese në deponimet e para në vendngjarje deklaroi se e drejtonte ajo mjetin kur ndodhi aksidenti.

Rrjedhimisht shtetasja Parroji do të akuzohet pë dëshmi të rreme.

Materialiet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Kavajë për veprime të mëtejshme.

(F.M/Faxweb)

https://faxweb.al/wp-content/uploads/2018/02/WhatsApp-Video-2018-02-24-at-9.54.25-AM.mp4
Etiketa: aksidentarresthalil koka
Pas

‘Adriatik Llalla mbajti peng 280 kallëzime penale ndaj zyrtarëve të lartë’

Para

Ardi Veliu në qytetin me asnjë ngjarje të rëndë kriminale, porositë që jep

Para
Ardi Veliu në qytetin me asnjë ngjarje të rëndë kriminale, porositë që jep

Ardi Veliu në qytetin me asnjë ngjarje të rëndë kriminale, porositë që jep

Discussion about this post

 



Të Fundit

Situata e zjarreve në vend, PD apel qytetarëve: Largohuni nga zonat e rrezikshme, qeveria po dështon në menaxhim

Flakët në Borsh dalin jashtë kontrollit, rrezikohen banesat pranë vatrave të zjarrit

I dënuar për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali

14 kg drogë e fshehur në frigorifer, si u kap 52-vjeçari shqiptar në Bolonja

Britania dhe Jordania koordinojnë hedhjen ajrore të ndihmave në Gaza, shtohen thirrjet për njohjen e shtetit palestinez

“Na ka humbur vajza”/ Pushuesit nga Kosova ngrenë më këmbë policinë, gjendet pas disa orësh 9-vjeçarja në plazhin e Shëngjinit

Ministri Fidan pret në seancën inauguruese të Platformës së Paqes në Ballkan homologët e tij nga Ballkani

Shijak, flakët përfshijnë masivin pyjor në fshatin Shetel

Zjarre të shumta edhe në Kosovë, raportohen 29 vatra aktive në 8 orët e fundit

“Europa duhet të mbledhë veten”, Trump në Skoci: Emigracioni masiv po e dëmton kontinentin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.