Në programin “Dua të të bëj të lumtur” e ftuar surprizë për Bes Kallakun ishte edhe bashkëshortja e tij, këngëtarja e dashur Xhensila Myrtezaj. Kohët e fundit në media kanë qarkulluar lajme që Xhensila dhe Besi janë në pritje të një fëmije…
Pa dashur të bëjë komente mbi këto lajme, Arbana Osmani solli në studio si dhuratën e parë për çiftin dhe fëmijën e tyre një pako me veshje dhe aksesorë, kurdo që ai të vijë. Secila pako përmbante veshje në dy ngjyra, rozë dhe blu.
“Xheni t’i kemi bërë dhurata edhe blu edhe rozë se nuk e dimë çfarë do jetë bebi në të ardhmen”, i tha Arbana.
Xhensila e falenderoi dhe u shpreh: “Po them diçka shumë personale, gjithmonë e kam parë veten nënë të një vajze si fillim dhe uroj në të ardhmen të jetë kështu”.
(M.Q/Faxweb)