Olsi Rama, vellai i Kryeministrit, ka treguar se si vendosi të bëhej pjesë e futbollit. I ftuar në “Zona Gol”, ai shprehet se ka qenë pikërisht njohja me presidentin e Partizanit, Gaz Demi qe i hapi rrugen perfshirjes se ti ne boten e futbollit.
“E kam ndjekur Partizanin në këto vite edhe në transfertë, kam qenë pranë tij edhe falë miqësisë me Presidentin Demi kur erdhi momenti, bëra bisedë me presidentin dhe më ofroi këtë post. Ishte kënaqësi që punoj me Partizanin, jam në botën time, në atë të sportit që më tërheq dhe më pëlqen.
Me Gaz Demin që është president i jashtëzakonshëm, nuk ka favorizime.”
(M.Q/Faxweb)