22:21 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Presidenti i KE Jean-Claude Juncker sot në Tiranë, zbardhen detaje të reja nga axhenda

09:48 | 25/02/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Presidenti i KE Jean-Claude Juncker sot në Tiranë, zbardhen detaje të reja nga axhenda

Presidenti i komisionit europian Jean-Claude Juncker turneun e tij ballkanik do ta nisë sot me vizitën në Maqedoni, ndërsa pasdite rreth orës 17:30 do të jetë në Tiranë, ku do të pritet me nderime ushtarake nga Kryeministri Edi Rama. Më pas, në orën 19:15 do të zhvillohet konferenca për shtyp mes Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Juncker. Pas takimit me Ramën, dy zyrtarët e KE-së do të takohen me presidentin Meta.

Ndërkohë që në Shkup, zyrtarët europianë do të takohen me Kryeministrin Zoran Zaev dhe presidentin Gjorgje Ivanov, por nuk përjashtohen edhe takime të tjera. Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker, do të jetë i shoqëruar nga përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme në BE, Federika Mogherini dhe eurokomisioneri për zgjerim, Johannes Hahn.

Media maqedonase ‘Ina’ raporton se vizitat lidhen me procesin integrues të rajonit, reformat që burojnë nga strategjia për zgjerim si dhe dialogu mes partive politike në Maqedoni për temat e rëndësishme të këtyre proceseve.

Presidenti i Komisionit Evropian, Juncker, shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri e BE-së, Federica Mogherini dhe Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn, do të vizitojnë vendet e Ballkanit, në kuadër të një turneu të tyre në Ballkan. Ky turne që nis nga 25 shkurti dhe përfundon më 1 mars, bëhet për të prezantuar strategjinë e BE-së për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

(M.Q/Faxweb)

Etiketa: Jean-Claude Juncker
Pas

Olsi Rama tregon të vërtetën si iu bashkua Partizanit dhe pranon kush fshihet pas

Para

“Kam bërë aq shumë photoshop, sa s’po njoh më veten”, ish banorja e ‘BB’ habit me foton

Para
“Kam bërë aq shumë photoshop, sa s’po njoh më veten”, ish banorja e ‘BB’ habit me foton

“Kam bërë aq shumë photoshop, sa s’po njoh më veten”, ish banorja e 'BB' habit me foton

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump vendos tarifë 25% ndaj Indisë dhe paralajmëron taksë shtesë për naftën ruse

Leva diplomatike e Starmer, arsyet që shtynë kryeministrin britanik të njoftojë njohjen e shtetit palestinez

Censi për bujqësinë / 890 mln lekë për realizimin, gjobë kush nuk jep informacione për numrin e bagëtive

Kritikët e Kremlinit akuza Zvicrës për mikpritje të “kriminelëve të luftës” nga Rusia

Shtetet arabe “thyejnë heshtjen”, për herë të parë kërkojnë publikisht që Hamasi të dorëzojë armët dhe pushtetin në Gaza

Kaosi në aeroportet Në Britani, nis fluturimi i disa prej linjave

Aksioni për lirimin e akseve rrugore nga subjektet që rrezikojnë sigurinë rrugore, Zëvendëskryeministrja,Belinda Balluku inspektim në aksin rrugor Kamëz-Laç

Zyrtari izraelit: Vendi ynë mund të aneksojë pjesë të Gazës

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

Kaos në aeroportet e Britanisë së Madhe, pezullohen përkohësisht fluturimet për shkak të një defekti në kontrollin e trafikut ajror

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.