Edmond Spaho, deputeti i Partisë Demokratike ka qenë paraditen e sotme në qytetin e Shkodrës.
Fax News raporton se Spaho ka vizituar familjen Preka për humbjen e katër anëtarëve të saj.
Familja Preka po mban homazhe për viktimat e aksidentit tragjik të ndodhur disa ditë më parë në rrugën e plazhit në Velipojë.
Po mëngjesin e sotëm, në të njëjtën familje ka qenë edhe ministri Ditmir Bushati, por nuk ka njoftuar mediat.
Aksidenti ndodhi pasditen e së dielës dhe humbën jetën Edmond Preka 40 vjeç dhe dy fëmijët e tij të mitur, vajza 5 vjeçe dhe djali 9 muajsh.
Vetëm para katër ditësh u largua nga jeta edhe vajza tjetër 10 vjeçe, Noemi preka, e cila pol u ftonte me vdekjen në gjendje kome.
Familja Preka udhëtonte me një Alfa Romeo, kur u përplas me një fuoristradë ku udhëtonin dy djem që janë jashtë rrezikut për jetën.
E vetmja e mbijetuar e familjes Preka është Ervisa, e cila ende nuk është në dijeni për tragjedinë e ndodhur.
Në fuoristradë udhëtonin Sokol Mullia dhe Andrea Gjergji, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
(F.M/Faxweb)
https://www.youtube.com/watch?v=-Z0kcp_ZAhw&feature=youtu.be
https://www.youtube.com/watch?v=ZRMHj1tj1R8&feature=youtu.be