Takimi i parashikuar mes Juventusit dhe Atalantës në orën 18:00 nuk do të zhvillohet. Kjo për shkak të motit të keq pasi bora ka mbuluar fushën e blertë duke e bërë të pamundur zhvillimin e lojës.
Dy kapitenët Bufon dhe Toli, kanë zbritur në fushë për të parë gjendjen e terrenit së bashku me arbitrin Mariani duke vendosur takimi të shtyhet.
Ndeshja pritet të zhvillohet më 14 mars.
(B.H/Faxweb)