Duket se për Milanin tani periudha e vështirë e mungesës së rezultateve pozitive është tejkaluar. “Djalli” ka vazhduar me serinë e rezultateve pozitive ku sonte ka mposhtur një kundërshtar mjaft të vështirë siç është Roma.
Milan ka fituar pastër me reazultatin 0-2 në transfertë me golat e Patrick Cutrone në minutën e 48’ dhe Davide Calabria në minutën e 74’. Pas kësaj fitoreje Milan mbetet në vendin e shtatë më 44 pikë, shtatë më pak se sa Inter në vendin e katërt.
(B.H/Faxweb)