Policia e Shtetit ka publikuar në faqen e saj zyrtare në Facebook, videon e momentit të arrestimit të autorëve të dyshuar të ekzekutimit të biznesmenit Memli Begalla.
Biznesmeni Begalla u gjet i pajetë mbremjen e 14 shkurtit në kryeqytet.
“Strukturat e Hetimit të Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë finalizuan operacionin e koduar “Triss”, ku është bërë e mundur zbardhja e dokumentimi i autorësisë së ngjarjes së ndodhur më datë 14 shkurt në mbrëmje, në kryeqytet.
Arrestohen dy autorë të dyshuar të kësaj vrasjeje, një prej të cilëve është ekzekutori i biznesmenit M. B.
Ky operacion erdhi si rezultat i punës profesionale të pandërprerë duke vlerësuar maksimalisht informacionet e grumbulluara si dhe provat e administruara nga grupi hetimor.” – thuhet në deklaratën e Policisë së Shtetit që shoqëron videon e momentit të arrestimit.
(E.L/Faxweb)