Simboli i rezistencës kombëtare Adem Demaçi sot mbush 82 vjet.
Urimimeve për ditëlindjen e tij i është bashkuar edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i cili përmes një postimi në Twiiter shkruan: “Edhe 100 Baca Adem”.
Demaçi u lind më 26 shkurt 1936 në Prishtinë. Adem Demaçi është veprimtar për kauzën kombëtare. Në kohën e Jugosllavisë, luftonte që Kosova dhe trojet e tjera, të shkëputen nga pushtimi jugosllav dhe të bashkohen me Shqipërinë.
Për angazhimin e tij politik, Adem Demaçi vuajti 28 vjet me radhë në burgjet e Jugosllavisë. Pasi u lirua ai menjëherë vazhdoi aktivitetin e tij politik.
Në vitin 1991 u nderua nga Parlamenti Evropian me Çmimin Saharov. Gjatë periudhës 1998/1999, kur mbaheshin takimet në Rambouillet për të ardhmen e Kosovës, ai ishte zëdhënës politik i UÇK-së.
Ishte kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (2005-2007).
(B.H/Faxweb)