Një debat i ashpër është ndezur mbrëmjen e sotme, mes gazetarit Artan Hoxha në studio dhe ish-kryeministrit Sali Berisha në linjë telefonike.
Akuza të forta për shpifje dhe gënjeshtra janë lëshuar nga të dyja palët e nuk kanë munguar akuzat e forta për implikime në krime dhe vrasje.
Ka qenë ish-kryeminisatri Berisha I cili ka ndërhyrë ‘live’në emissionin “Studio e Hapur” për të folur lidhur me marrëveshjen e detit për Greqinë dhe për të shpjeguar deklaratat e tij për Artur Meçollarin, oficerin e detit I cili është përjashtuar në vitin 2012 nga ushtria për spiunazh.
Por gjatë fjalës së Berishës ka shpërthyer debate me gazetarin Artan Hoxha i cili i tha Berishës se nuk kishte frikë nga ai, ndërsa e akuzoi për nxharjet e rënda të Tropojës. Por Berisha iu kthye duke I thënë se ai ishte njeri i bandave kriminale që bredh nëpër studio duke mashtruar.
DEBATI:
Berisha: Ky informacion është botuar në të gjitha mediat dje dhe është konfirmuar sot nga Sali Berisha, pasi këtë ma kanë konfirmuar gjeneralë të ushtrisë shqiptare dhe në mënyrë indirekte e konfirmoi edhe Ministria e Mbrojtjes që tha se ai negociatori është larguar nga FA. Ai është larguar në vitin 2012 dhe nuk ka shkuar në asnjë proces gjyqësor. Sa per ate te ftuarin aty, ti je një gënjeshtar dhe sharlatan. Ti je bashkëpunëtor bandash dhe vrasës…
Hoxha: Çdo shantazh dhe presion i joti nuk më tremb dot. T’i kam nxjerrë kufomat e tua nga varri. Ti nuk më tremb mua. Nuk më ke trembur dot asnjëherë. Më mbron e vërteta.
Berisha: Ti merresh me trillime dhe mashtrime…
Hoxha: I zgjidhim herës tjetër. Ti je hijeks i Azem Hajdarit…
Berisha: Ti ke qenë bashkëpunëtor i Haklajve. Ai është bashkëpunëtor bandash, krimesh.
Hoxha: Po po, jam…
Berisha: Po ti ke vrarë dëshmitarin. Ti je hjeksi i dëshmitarit.
Hoxha: Je ti gënjeshtar. Je ti që në atë video thoje në Tropojë o gjallë o vdekur… që thoje nuk iki nga Tropoja pa e marrë këtë me vete.
Berisha: Je një gënjeshtar mjeran.
Hoxha: Je kapur ti në 21 janar duke manipuluar prova. Je ti që je kapur në Tropojë që ke kërkuar të marrësh me vete Shkëlqim Haklajn, dhe shkëlqim Haklaj u vra.
Berisha: Natyrisht unë nuk dija asgjë se çfarë po ndodhte. Një njeri i dënuar dhe nga forcat e armatosura si agjentë është njeriu kryesor për këto negociata. Lidhur me deklarate shpifësit profesionit që është aty, kush është sharlatan…
Hoxha: Mos më co mesazhe të koduara mos më ço mesazhe të koduara. Ta njoh të gjithë skuadrën e killearave që ke mbrapa. Nuk me tremb dot. Herë tjetër kemi të tjera kusure për të zgjidhur bashkë. Nuk me ke trembur dot. Jo ti po as Meta, as Rama.
Berisha: Vetëm gazetar nuk të marrë unë ty, ke qenë në bandën e Haklajve, të strehonin…
Hoxha: Ti lëviz me eskortë dhe me trup rojë, ndërsa unë lëviz me këmbë dhe tek kulla jote. Mos më krahaso mua me banditë, mos më fut, do shkosh si Pinoçeti në burg, dhe unë do bëj kronikën tënde ta premtoj. Ku ke e atë kasetën e Zenel Nezës, që e dërgove jashtë.
Berisha: Të gjitha bandat që kanë qenë në Shqipëri kanë marrë atë që kanë, ai është një halabak, një bish o Haklajve është një turp i shekullit.
(B.H/Faxweb)