Policia Rrugore e Tiranës, në një postim të vetin në Facebook ka njoftuar masa shtesë për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, “për një qarkullim normal në akset rrugore urbane (qendrat e banuara) si dhe pas ankesave të herëpashershme të banorëve, për vështirësinë në qarkullimin normal të mjeteve zjarrfikëse dhe atyre të autoambulancave në zonat e banimit.”
Policia njofton se ka nisur kontrolle me shërbime të shtuara për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre që nuk respektojnë sinjalistikën rrugore, nuk u japin përparësi këmbësorëve si dhe parkojnë mjetet në mënyrë të parregullt brenda komplekseve të tyre të banimit, duke krijuar konfuzion dhe vështirësi në qarkullim, kryesisht në oraret e mëngjesit.
Policia Rrugore njofton Janë vendosur 134 masa nga të cilat:
45 për qarkullim në korsitë e dedikuara për shërbimin publik.
75 për parkime të gabuara.
14 për mosdhënie përparësie këmbësorëve.
Janë njoftuar 125 pronarë mjetesh dukshëm të braktisura ose të vendosura për shitje në hapësirat publike, që të lirojnë hapësirën e zënë brenda 15 ditësh.
(E.L/Faxweb)